Art&Argëtim

‘Dëshpërimi’ i Alex Rodriguez, merr shtëpi verore vetëm 3 minuta nga ish-e dashura Jennifer Lopez

22 Qershor 2021, 11:30 Nga DOSJA
‘Dëshpërimi’ i Alex Rodriguez, merr shtëpi verore

SHBA– Duket se Alex Rodriguez nuk po e pranon dot ndarjen nga ylli i muzikës, Jennifer Lopez.

Sipas “Page Six’’, Alex Rodriguez ka marrë me qira një rezidencë në Bridgehampton për periudhën e verës, vetëm një milje nga rezidenca e ish-it të tij, Jennifer Lopez në Water Mill.

Tashmë A-Rod është tre minuta larg nga shtëpia e saj, ku të dy kaluan verën e kaluar me fëmijët e tyre para se të ndaheshin në Prill.

Për ta bërë historinë më të trishtuar, A-Rod u vërejt duke ngrënë në Sag Harbour të Premten me punonjësit e kompanisë së tij, A-Rod Corp dhe nipin e tij.

Çifti u nda rreth dy muaj më parë pas akuzave për tradhëti nga ana e Alex, ata ishin fejuar dhe kishin planifikuar martesën e tyre por u shtynë për arsye të pandemisë së koronavirusit. Pothuajse pak ditë nga ndarja JLo u pa në shoqërinë e ish-të dashurit, aktorit Ben Affleck ku mesa duket po rikthejnë Bennifer sërish në Hollywood.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz alex rodriguez ben affleck jennifer lopez alex rodriguez ben affleck jennifer lopez

Sondazh

Poll