Ekonomi

15 Qershor 2021, 09:23 Nga DOSJA

TIRANË- Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë prezantoi sot kartmonedhën e re që do të dalë për herë të parë në treg në Shqipëri. Kartëmonedha e re është 10 mijë lekë të reja, ndërsa bashkë me të, më 1 korrik 2021, do të rinovohet edhe kartmonedha 1000 lekëshe.


Sejko tha se kjo kartmonedhë do të ketë simbolet kombëtare në njërën anë dhe portretin e poetit kombëtar, Asdreni (Aleksandër Stavre Drenova), në anën tjetër. Gjithashtu në të janë të shkruara edhe disa vargje nga himni ynë kombëtar. Një tjetër ndryshim në daljen e kartmonedhave të reja është edhe shiriti i sigurisë, i cili do të jetë në ngjyrë argjendi.

Kartmonedha më e re, me vlerë 10,000 lekë, prezantohet sot. BSH prezanton sot dy kartëmonedha të reja, prerjet 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare. Hedhja në treg për herë të parë përfaqëson në vetvete shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe tregues të tjerë, që lidhen me trajtimin e parasë. Kjo shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotëson kërkesat e tregut për ta pasur. Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë të parasë, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, si dhe duke rritur efikasitetin e BSH. Gjithashtu, prezenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e BSH edhe për të administruar një stok, për të përballuar raste të rritjes së paparashikuar të kërkesës së tregut.”-tha Sejko.

Kartmonedha 1 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, ndryshon ngjyrë në kënde të ndryshme shikimi, si dhe shiritin e ndritshëm në pjesën e pasme. Kartmonedha e re 10 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, hologramën e shoqëruar me efekte të ndryshme optike. Në më pak se dy vite, Banka e Shqipërisë emëton kartmonedha të reja. Fillimisht në treg doli prerja e re e 200 lekshit dhe 5000 lekshit. Nevoja për para cash, sipas BSH ka bërë që Banka të nxjerrë një kartmonedhë të re, siç është 10.000 lekëshi. Kartmonedha do të dalë në treg më datë 1 korrik 2021.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi gent sejko kartmonedha e re 10 mije lekeshe gent sejko kartmonedha e re 10 mije lekeshe

Sondazh

Poll