Lubonja: Ai që ka pushtetin do të përcaktojë se kush është i korruptuari, kemi nevojë për një drejtësi që ta bëjmë
10 Qershor 2021, 21:04Nga DOSJA
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja deklaroi se nuk sheh asnjë strategji nga ana e SHBA-ve, për pastrimin e politikës shqiptare.
I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Lubonja tha se ai që ka pushtetin do të përcaktojë se kush është i korruptuari, ndërsa shtoi se me ndihëm e Amerikës ai do të eliminojë kundërshtarët.
“Sikur unë ta besoja këtë narracionin që bëri Skënderi në fund, që qarkullon tani. Unë kam bërë edhe një shkrim dhe do ta firmosja me qetës. Shqipëria do një proces që të vijë tek ai fillimi i mirë që presim ne. Unë nuk shoh pas një strategji amerikane për të pastruar politikën shqiptare. Shoh më së shumti mbështetjen që jep Amerika për instalimin e një regjimi në Shqipëri, pasi ju shkon filmi me vonesë. Amerika ka mbështetur Musolinin 12 vite për qëllimet e veta. Unë nuk e shoh këtë pasi nuk më çon logjika. Sipas meje, e para është gabim të mendosh se ti mund të pastrosh kaq shpejt politikën shqiptare, ndërkohë që ne e dimë se sa shumë e korruptuar është ajo. Ne menduam që do pastronim gjykata, dhe ngelën mbi 80 mijë dosje pezull. E dyta; ka të bëjë me stabilitetin politik. Si mund të lesh ti dhe të krijosh një situatë të tillë?! Në këtë situatë, me këtë drejtësi të kapur që ka, të gjitha hipotezat të çojnë se ai që ka pushtetin, do të përcaktojë se kush është i korruptuar dhe do bëjë eliminim të kundërshtarëve, me ndihmën e amerikanëve. Ja u pastruan gjysma e shqiptarëve që qenkan të keq, po nuk është garanci se gjysma tjetër do të sillet mirë. Drejtësia, ashtu si demokracia, nuk ekspertohet. Kemi nevojë për një drejtësi që ta bëjmë vetë, jo të na e sjellin amerikanët.”, tha Lubonja.
Minxhozi: Deri në 2014-ën, kur nisi reforma në drejtësi, shqiptarët flisnin për atë drejtësi që bënin vetë. Në këto vite, deri në 2014-ën, kemi pasur një drejtësi për t’u depërtuar. E shoh destabilizimin më të mirë të këtyre viteve.
BALKAN WEB
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike bën deklaratën e fortë, ku paralajmëron një kthim të fuqishëm. Me zë dhe figurë, Berisha u shpreh se do të ri...
TIRANË- Kandidat për Kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli është shprehur se në lidhje me vendimin e DASH për Sali Berishën ka reaguar edhe para...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente të tjera nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në Tiranë. Kreu i qeverisë ka nda...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka firmosur ditën e sotme një marrëveshje me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Zoran Zaev, për lehtësim të lëvizjeve në ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur udhërin ekzekutiv të presidentit amerikan Joe Biden lidhur me korrupsionin në Ballkanin Perëndi...