Politike

‘Të flasim troç’/ Shehaj: Unë di si të zgjidh problemin e shqiptarëve, do krijoj shumë vende pune

10 Qershor 2021, 20:15 Nga DOSJA
‘Të flasim troç’/ Shehaj: Unë di si të zgjidh

TIRANË- Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka deklaruar se zgjidhja e problemeve të shqiptarëve është krijimi i vendeve të punës. I ftuar në emisionin “Opinion”, Shehaj është shprehur se ai ka krijuar shumë vende punë dhe mund të zgjidhë problemin e shqiptarëve duke krijuar sa më shumë vende pune.   

“Unë mendoj se kam besimin e demokratëve, mendoj që demokratët e kanë të qartë që jam një njeri i pakorruptueshëm që di sesi të zgjidh problemin kryesor që kanë shqiptarët, që është papunësia, sepse e kam bërë. Nëse ka një kandidat tjetër, që ka krijuar më shumë vende punë sesa kam krijuar unë,” tha ai.

Por a është suksesi në biznes i mjaftueshëm për të qenë i suksesshëm edhe në politikë?

“Absolutisht po. Pjesa më e madhe e presidentëve amerikanë janë sipërmarrës, vijnë na sektori provat, nga bota e biznesit. Pjesa më e madhe e kongresmenëve në perëndim gjithashtu. Të flasim troç, unë mendoj që Shqipërisë i duhet një kryeministër i ndershëm dhe i zotë”, tha Shehaj.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj zgjedhjet brenda pd agron shehaj zgjedhjet brenda pd

Sondazh

Poll