Ekonomi

Gati ndërtimi i linjës 400 kv Shqipëri-Maqedoni e Veriut, OST mbyll VNM e thelluar

9 Qershor 2021, 05:33 Nga DOSJA
Gati ndërtimi i linjës 400 kv Shqipëri-Maqedoni e Veriut, OST

TIRANË– Projekti i shumëpërfolur i ndërtimit të linjës 400 kv mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me kosto 70 milionë euro duket se do të nisë konkretizimin së shpejti.

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njoftoi se tashmë ka marrë një pjesë të mirë të dokumentacionit përfshirë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të thelluar si dhe dokumentin e konsultimeve si pjesë e kësaj pakete. Me marrjen e miratimit nga këto hallka vetë OST si autoritet publik kontraktor i lind e drejta që të japë miratimin për hapat e mëtejshëm të zbatimit për projektin që do të ndërtohet nga kompanitë e kontraktuara që është Joint Venture-i Mitas Energy and Metal Construction Inc – Doko Sh.p.k.

Projekti, që mbështetet nga banka gjermane KfW është pjesë e nismës së Komisionit Europian për të krijuar një korridor të transmetimit të energjisë elektrike Lindje-Perëndim midis Bullgarisë, Maqedonisë se Veriut, Shqipërisë, Malit te Zi dhe Italisë.

“Sipas projektit të përgjithshëm, Loti 1 përfshin: Linjat ajrore, që kanë të bëjnë me ndërtimin e një linje 400 kV transmetimit midis Fier – Elbasan – Qafë Thanë (Kufiri Shqipëri / Maqedoni Veriore). Korridori i linjës për Fier – Seksioni i Elbasanit do të ketë një gjatësi të përafërt prej 74 km dhe Seksioni Elbasan – Seksioni Qafë Thanë do të ketë një gjatësi të përafërt prej 56 km. Të dy seksionet do të konfigurohen si një qark i vetëm. Pas komisionimit të linjave të reja, Elbasani dhe Fieri do të jenë pjesë e rrjetit rajonal 400 kV, i ashtuquajturi Korridori 8. Jetëgjatësia e këtij projekti do të jetë për 50 vjet. Projekti ka një shtrirje hapësinore të gjerë, duke përfshire linjat Fier – Elbasan dhe Elbasan – Qafë Thanë” thuhet në dokumentin e OST.

I njëjti saktëson se nevoja për linjën e re të transmetimit vjen në kushtet kur në zonën Juglindore ka ngarkesë të rrjetit për sasinë e energjisë së disponueshme dhe që transmetohet. “Rritja e ndjeshme te ngarkesës vjetore të energjisë elektrike dhe disa burime të reja të gjenerimit të energjisë elektrike të shtuar në rrjetin transmetimit Shqiptar, kanë krijuar një ngarkesë shtesë në sistemet ekzistuese të transmetimit, duke çuar në ndërprerje të shpeshta të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët vendas dhe industriale.

Sistemet ekzistuese të transmetimit nuk do të ishin në gjendje të përballen me burimet e reja të gjenerimit të energjisë te planifikuara për zhvillim në Shqipërinë e Jugut (p.sh. hidrocentralet ne Devoll dhe impiantet e reja të energjisë elektrike me gaz apo nga energjia diellore). Për më tepër, për shkak të mbështetjes së saj në burimet e gjenerimit të energjisë hidrike, Shqipëria varet shume nga reshjet vjetore dhe kështu potencialisht e prekshme nga ndikimet e ndryshimit te klimës” thuhet në dokument.

Aktualisht Shqipëria ka lidhje me linja 400 kv me Kosovën dhe Malin e Zi. Ajo me Maqedoninë e Veriut flitet prej vitesh por procedurat e tenderimit dhe shpalljes së kompanive fituese ishin të ngadalta dhe morën kohë të gjatë. Maqedonia e Veriut nga ana e saj ka filluar punimet në territorin e saj prej mëse dy vitesh.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi linja 400 kv shqiperi-maqedoni linja 400 kv shqiperi-maqedoni

Sondazh

Poll