Ekonomi

APP: Institucionet dhe operatorët ekonomikë të respektojnë rregullat e reja të prokurimit

4 Qershor 2021, 08:25 Nga DOSJA
APP: Institucionet dhe operatorët ekonomikë të respektojnë

Agjencia e Prokurimit Publik i ka kërkuar autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë që të respektojnë vendimin e fundit të qeverisë i cili është publikuar tashmë në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi në datën 9 qershor dhe që lidhet me rregullat e reja të prokurimit. Sipas APP të gjithë procedurat që do të shpallen nga kjo datë e në vazhdim do të zbatojnë rregullat në VKM-në Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik”.

Por çfarë parashikon në fakt ky vendim. Së pari lidhur me procesin e prokurimit për autoritetet kontraktore kërkohet administrimi të gjithë dokumentacionin për procedurën e prokurimit, duke    filluar nga planifikimi i saj deri tek zbatimi i kontratës.  Po kështu për çdo procedurë duhet të sigurohet një përshkrim i shkurtër i mallrave dhe punëve që do të prokurohen, arsyet për zgjedhjen e procedurës, vlera dhe mënyra e përllogaritjes.

Në bazë të nevojave për punë, mallra ose shërbime, autoriteti/enti kontraktor është përgjegjës për   hartimin e regjistrit vjetor të parashikimeve për procedurat e prokurimit publik, në përputhje me    formën dhe mënyrën e parashikuar në udhëzimet e APP-së.

Në  përfundim të çdo procedure prokurimi, pas lidhjes së kontratës krijohet regjistri i realizimeve të procedurave të prokurimit publik, në sistemin e prokurimit elektronik, në përputhje me formën dhe metodën e përcaktuar në udhëzimet e APP-së.

Autoritetet duhet të bëjnë edhe njoftimet dhe publikime sipas njërit prej llojeve që parashikon legjislacioni si dhe duhet të respektojnë rregullat e përgjithshme për formën dhe mënyrën e shpalljes së njoftimeve. Po kështu rregullat e reja parashikojnë edhe përjashtimet veçanta për procedurat që lidhen kryesisht me shërbime të kërkimit dhe zhvillimit,  shërbime të zhvillimit eksperimental, studimi i fizibilitetit dhe demonstrimi teknologjik si dhe një sërë të tjerash.

Në nenin 9 të vendimit përcaktohen rregullat për kontratat e subvencionuara nga autoritetet kontraktore.

Në dokument jepen edhe detajet mbi format e komunikimit të autoriteteve kontraktore me operatorët ekonomikë, metoda të zbatueshme në përllogaritjen e vlerës së kontratës, studimet e tregut që duhen të bëhen paraprakisht para nisjes së një procedure prokurimi. Po kështu si bëhet modifikimi i kontratave gjatë kohëzgjatjes së tyre, udhëtime për ofertuesit apo kandidatët apo dorëzimet e formularëve të vetëdeklarimit që duhet të bëhet nga pjesëmarrësit në procedurën e prokurimit.

Vendimi për rregullat e reja të prokurimit vjen pak kohë pas miratimit të ligjit të ri të prokurimit publik.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi

Sondazh

Poll