Art&Argëtim

Elita Rudi i mbyll gojën të gjithëve që aludojnë për marrëdhëniet e saj me kunatën : Raportet i mbajmë larg syrit të

1 Qershor 2021, 17:20 Nga DOSJA

KOSOVË- Moderatorja Elita Rudi është komentuar shpesh nga mediat për marrëdhëniet e saj me familjarët e bashkëshortit Gjiko edhe pse nuk ka pranuar të flasë për raportet që ka me ta.

Pas postimit të një lajmi nga një gazetare ku aludohet për marrëdhëniet e saj dhe motrës së Gjikos Blerinës, Elita nuk ka qëndruar në heshtje por ia ka prerë shkurt gazetares e cila kishte pyetur pse moderatorja nuk shihet asnjëherë me kunatën e saj.

“Raportet i mbajmë larg syrit të njerëzve, si gazetari juaj, mos me na ra mësysh”, ka shkruar Elita duke qeshur me lot dhe më pasi i ka bërë tag kunatës së saj.

Pas kësaj përgjigjeje duket se Elita ka marrëdhënie të mira me familjarët pamvarësisht se jo çdo gjë e bën publike në rrjete sociale. Elita dhe Gjiko janë prindër të dy fëmijëve, një djali 2-vjeçar, Zërit, dhe vajzës së tyre Bota e cila erdhi në jetë në datë 3 mars, duke i bërë Elitën dhe Gjikon prindër për herë të dytë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz blerinës elita rudi blerinës elita rudi

Sondazh

Poll