Art&Argëtim

“Ndihem e pabarabartë me nënat e tjera”/ Lindi aty vajzën e saj, Arbenita Ismajli shpërthen kundër spitalit gjerman, i

30 Maj 2021, 07:22 Nga DOSJA

GJERMANI– Modelja Arbenita Ismajli ka akuzuar spitalin gjerman për racizëm. Sot që ka kaluar 1 muaj nga lindja e vogëslushes së tyre, Arbenita ka shpërthyer në akuza kundër spitalit në të cilin lindi.

Ajo ka treguar se ky spital ka një website, në të cilin publikon foto dhe emrat e të gjithë bebuashave që vijnë në jetë atje. Mirëpo e vogla e Arbenitës dhe Feros nuk duket gjëkundi dhe kjo e ka revoltuar shumë modelen. Arbenita shprehet se kjo e bën të ndihet e pabarabartë me nënat e tjera që kanë lindur atje dhe se është mosrespekt i madh nga ana e spitalit.

“Spitali ku linda në Gjermani nuk e postuan kurrë vogëlushen time në faqen e tyre, ashtu siç kanë bërë gjithmonë me çdo fëmijë që ka lindur atje. Nuk them se po vdes që ata ta bëjnë këtë gjë për mua. Por më duket mosrespekt dhe e pasjellshme nga ana e tyre. Kjo më bën të ndihem e pabarabartë me nënat e tjera që kanë lindur atje. Dhe vogëlushja ime nuk vlen më pak se bebat e tjerë që kanë lindur atje. Ps vajza ime ka lindur në 24 prill”, shkruan Arbenita.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz arbenita ismajli arbenita ismajli

Sondazh

Poll