Ekonomi

Flutura Açka kujton djalin e ndjerë: Po hajde, moj mamka! Kujtimi, ky është tapia e vetme e sigurtë e patjetërsueshme e nj

24 Maj 2021, 12:11 Nga DOSJA
Flutura Açka kujton djalin e ndjerë: Po hajde, moj mamka! Kujtimi,

TIRANË– Flutura Açka ka ndarë në rrjete sociale një postim për djalin e ndjerë të saj i cili do festonte ditëlindjen e tij të njëzet e një sot.

Në fjalët e përzgjedhura nga shkrimtarja dhe deputetja Açka vërehet trishtimi i thellë që ndjen për këtë dhimbje të madhe. Postimi është shoqëruar me dy foto të të birit një kur ishte ende i vogël dhe një ku shfaqet  më i rritur  dhe i burrëruar.

Postimi i plotë

Po hajde, moj mamka!
Kur ishte ditë, Biri ia zbehte asaj ngjyrat; kur ishte natë i derdhte asaj shumë dritë. “Po hajde, moj mamka!”, thërriste prej nga tryeza e shtruar, kur unë ende vërtitesha mes gatesave që e bënin ditëlindjen e tij të larmishme, siç e pëlqente ai, me tapas të shumta. Dhe ditëlindja zgjaste me ditë, aq sa zinte ditëlindjen time. Gjenim gjithnjë arsye për festat tona të vogla, si ta dinim se do të na mohoheshin festat tona të mëdha. Sot Biri do të mbushte 21, dhe unë prapë do ta miros tryezën për festën tonë të vogël. Kujtimi, ky është tapia e vetme e sigurtë e patjetërsueshme e njeriut.
Ju lutem, miq, m’i kurseni ngushëllimet nën foto!

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale flutura acka jerin van den brink flutura acka jerin van den brink

Sondazh

Poll