Art&Argëtim

“Ju bëfshim nënat”, aktorit nuk i del inati me italianët: Ju kemi hyrë në shtëpi (Video)

21 Maj 2019, 17:49 Nga DOSJA
“Ju bëfshim nënat”, aktorit nuk i del inati me

Eurovizioni tashmë ka mbaruar, por aktori i humorit shqiptar ka disa rezerva në lidhje me mënyrën e votimit. Me anë të një videoje në Instastory, Visjan Ukcenaj është shfaqur i revoltuar për faktin se Italia nuk e vlerësoi këngën që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion.

Ukcenaj ka shpërthyer në ofendime ndaj shtetasve fqinjë, duke theksuar se shqiptarët punojnë si pastrues në Itali dhe sipas tij duhen vlerësuar më shumë.

Nuk më del inati me ato pikët e Italisë në Eurovision. Është e pamundur me këta makaronat, këta spagetit. Po si ore s’na jepni pikë, po jemi komshinj mo,  ju kemi hy nëpër shpia, iu kemi pastru nënat, o ju, ju bëfshim nënat. Po s’bëhet kështu mor shok, po jemi fqinj. Ju ndërtoni biznese tek ne, keni hap 700 mijë call center-a italianë këtu,“- dëgjohet të thotë Visjani.

Aktorit të humorit nuk i ka dalë inati me Italinë: Si nuk na dhatë pikë në “Eurovision”, ju ndërtoni biznese… on Vidnews.

Këtë vit Shqipëria u përfaqësua nga Jonida Maliqi në Eurovizion me këngën “Ktheju tokës”. Jonida u rendit në vendin e 18-të, ndërsa Italia e vlerësoi me vetëm 1 pikë prformancën e Shqipërisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eurovizion italia revoltohet aktori shqiperia visjan ukcenaj eurovizion italia revoltohet aktori shqiperia visjan ukcenaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Maj 2019, 11:48

Aktorja dhe modelja, Pamela Anderson ishte ndër personat e parë që reaguan pas arrestimit të Julian Assange. Ajo u shpreh me një fjalor fyes ndaj shtetit britan...