Art&Argëtim

“S’shkova dot te varri i babit”/ Këngëtarja preket teksa tregon historinë: Shkoja shpesh e i çoja lule, por këtë vit

12 Maj 2021, 18:22 Nga DOSJA
“S’shkova dot te varri i babit”/ Këngëtarja preket

TIRANË– Këngëtarja e njohur, Rosela Gjylbegu ka treguar eksperiencën e saj gjatë pandemisë së koronavirusit. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, këngëtarja ka treguar se pandemia e kishte penguar që të shkonte në varrin e të atit për përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. 

Teksa tregonte historinë, ajo është përlotur, megjithatë ka shtuar se për fat të mirë, COVID-19 nuk i kishte prekur asnjë familjar. 

Më është dukur vetja si në burg, prisja që dikush të më zgjonte. Vit i vështirë! Kemi qenë shumë të ndjeshëm. Nga familja ime nuk është prekur asnjëherë. Por nuk rrinim dot me njëri-tjetrin. Nuk shkoja dot në Shkodër. Shkoj shpesh në varreza ku i çoj lule tim eti dhe gjyshes time, këtë vit nuk arrita të shkoja. Ishte e vështirë për ne se për përvjetorin ne mblidhemi atje,”-tha ajo.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz rosela gjylbegu rosela gjylbegu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Maj 2021, 13:19

Pse të gjithë po flasin për ‘Palm Angels’?

TIRANË– Nga vizioni i krijuesit të ‘Palm Angels’ te shitja masive e firmës në dyqanet e Tiranës duket sikur është një oqean në mes por katapultimi është bë...