Art&Argëtim

‘Rrënjët e mia janë greke’, Anxhela Peristeri sqaron deklaratën e bujshme: Kjo nuk do të thotë që nuk jam shqiptare

3 Maj 2021, 06:24 Nga DOSJA
‘Rrënjët e mia janë greke’, Anxhela Peristeri sqaron

TIRANË– Intervista e Anxhela Peristerit për “EPT1” në Greqi bëri bujë të madhe në media pasi aty ajo u shpreh se rrënjët e saj janë greke, prandaj mban mbiemrin Peristeri.

“Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda, këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, u shpreh këngëtarja.

Deklarata e saj bëri bujë të madhe në media, por teksa ishte e ftuar në “E diel”, Anxhela e ka sqaruar të gjithë ngjarjen. Ajo tha se fakti që paraardhësit e saj kanë qënë grekë nuk e bën atë që të mos jetë shqiptare.

“Unë jam shqiptare, jam lindur në Shqipëri, prindërit e mi janë lindur dhe rritur në Shqipëri, por një prejardhje e stërgjyshit tim është nga Greqia dhe mbiemri im është i tillë. Kjo nuk do të thotë që unë s’jam shqiptare dhe që jam greke”, është shprehur ajo.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri anxhela peristeri

Sondazh

Poll