Njohja e Kosovës, Vuçiç: Unë jam gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme
20 Prill 2021, 11:48Nga DOSJA
SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur në lidhje me dialogun me Kosovën në televizionin FACE TV përballë gazetarit boshnjak Senad Haxhifejzovic, i cili nuk ngurron ti përmend realitetin e padëshirueshëm zyrtarëve serbë sa herë që i ka përballë.
Gazetari Haxhifejzovic e ka pyetur Vuçiçin se a do ta njihte Kosovës nëse do t’i thuhej se “prej nesër Serbia do të bëhet anëtare BE-së”. Presidenti serb tha se do të shprehej se e respekton kushtetutën serbe
“Ata nuk mund ta thonë këtë për shkak të rrethanave të tyre. Unë do të thoja: “Po, ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por kjo nuk do të thotë që unë kam të drejtë ta copëtoj vendin tim në asnjë mënyrë”. Unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Unë jam gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme dhe të mos e lëmë një konflikt të ngrirë për brezat e ardhshëm. Nuk mund të flas për zgjidhjen ideale sepse do të zbuloja disa nga hartat tona para dialogut”, -shpjegoi Vuçiç.
Para një muaji, gazetari Senad Haxhifejzovic i ka kërkuar ambasadorit të Rusisë në Bosnje e Hercegovinë, Igor Kalabukhov, të thoshte “Republika e Kosovës”, pasi ky i fundit paraprakisht i kishte kërkuar atij që të thoshte “Republika Srpska” dhe të mos e përdorte shkurtesën “RS”.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BRITANI– Dy oficerë policie janë detyruar të kërkojnë falje pasi u kapën duke u puthur në një makinë patrullimi në një supermarket Tesco në Britani.Një dëshmita...
IZRAEL– Izraeli ka regjistruar tetë raste të një varianti të koronavirusit të identifikuar së pari në Indi dhe beson se vaksina Pfizer/BioNTech është të p...
GJENEVË– Viti 2020 ishte një nga tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë dhe u karakterizua nga zjarre, thatësira, përmbytje dhe shkrirje a...
BRUKSEL– BE do të ketë mjaftueshëm doza vaksine Covid-19 për të mbuluar 70% të popullsisë së saj të rritur deri në mes të korrikut për shkak të prodhimit ...
SHBA– Ambasadori i Uashingtonit në Moskë ka njoftuar se do të kthehet në SHBA për konsultime, disa ditë pasi qeveria ruse rekomandoi që ai të largohej nga...
BRUKSEL– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua von der Leyen, ka konfirmuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke fill...
ITALI- Një sherr masiv ndërmjet një grupi shqiptarësh ka ndodhur dje pasdite në Lanciano të provincës së Follani në Itali.Sipas mediave vendase, sherri ka nisur...
SHBA– Gjyqi i akuzës për vrasje ndaj Derek Chauvin dëgjoi argumentet përmbyllëse të hënën para se juria të fillonte të merrte parasysh një verdikt mbi vde...
AUSTRI- Austria thasot se planifikon të shpërndajë 651,000 doza të vaksinës koronavirus të BioNTech/Pfizer në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor deri në gush...