Bota

FOTO/ Dëshmia tronditëse, si përdhunohet e reja kosovare nga 3 ushtarë serbë para familjes

16 Maj 2019, 11:14 Nga DOSJA
FOTO/ Dëshmia tronditëse, si përdhunohet e reja kosovare nga 3

KOSOVË- Në ditën kur Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën plenare për votimin e rezolutës për genocidin serb, deputetja Flora Brovina ka paraqitur para mediave një dëshmi tronditëse.

Deputetja e PDK-së ka treguar një dëshmi ku shihet se si ushtarët serbë dhunojnë një femër në Kosovë, ndërsa sipas saj dhunimi është kryer në sy të familjarëve.

Brovina ka treguar për këtë një fotografi, e marrë nga aparati i humbur i një ushtari serb.

“Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb që dëshmon aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb”, tha ajo.

Brovina nuk tregoi detaje rreth vendit ku është shënuar rasti në fjalë, për shkak të privatësisë, por tha: “Gruaja është 50 vjeçare kur ka ndodhur ka qenë 35 vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijësimi institucional që për këto viktima të ngriten aktakuza. Serbia është fajtorja”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni deputetja flora brovina dëshmi tronditëse për luftën e kosovës serbët përdhunojnë shqiptaren para syve të familjes deputetja flora brovina dëshmi tronditëse për luftën e kosovës serbët përdhunojnë shqiptaren para syve të familjes

Sondazh

Poll