Art&Argëtim

Thanë se do të bëhet nëne për herë të parë, Jenifer Aniston sqaron zërat

14 Prill 2021, 10:16 Nga DOSJA
Thanë se do të bëhet nëne për herë të

SHBA– Portali “Closer” tha se ishte Jennifer, ajo që gëzoi kolegët e saj me lajmin se do të bëhej nënë.Edhe pse ajo shpesh thoshte në media se mëmësia nuk e përmbush atë si gratë e tjera, duket se disa gjëra kanë ndryshuar.

Pas dy divorcesh, Aniston vendosi të birësojë një vajzë që e takoi në një jetimore në Meksikë.

Aktorja ndihmoi jetimoren për shumë vite financiarisht dhe tani ajo ka vendosur që ka ardhur koha për të birësuar vajzën.

Pritet që finalizmi i birësimit të bëhet në muajin qershor.

“Jen ishte e bindur se mbledhja me kolegët ishte momenti i duhur për të njoftuar se ajo po bëhej nënë. Pjesa femërore e kastit e dinte, por ajo donte të befasonte djemtë në set” – tha burimi.

Edhe pse dhjetë vjet më parë po qarkullonte e njëjta histori në media, se ajo do të birësonte një fëmijë, tani ajo është e sigurt për vendimin e saj, sepse vetë procesi ka nisur qw prej një viti.

Të gjithë ata që pritën ta shikonin Aniston me barkun e rrumbullakosur më duhet t’i njoftoj se kjo mesa duket sdo të ndodh kurrë.

(o.l./dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz jenifer lopez nene per here te pare jenifer lopez nene per here te pare

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Prill 2021, 09:44

S’do ta besoni sa qirinj fik sot Dafina Zeqiri

TIRANË– Një nga këngtaret më jetëgjata në botën e shoëbizit, Dafina Zequiri ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e 32-të.Nuk kanë vonuar shumë minuta pas m...