Bota

‘Sikur e mori dikush për dore dhe u largua’/ Nusja tregon momentet e fundit të princit Philip: Ishte vdekje paqësore

11 Prill 2021, 20:09 Nga DOSJA
‘Sikur e mori dikush për dore dhe u largua’/ Nusja tregon

BRITANI E MADHE- Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e Dukës së Edinburgut, princit Philip, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë. Nusja e tij, Sophie, Kontesha e Wessex, tregoi se ndarja e tij nga jeta ishte “aq e butë sikur dikush e kapi për dore dhe u largua”.

“Ishte vdekje shumë, shumë paqësore dhe kjo është gjithçka që dëshironi për dikë, apo jo? Unë mendoj se kjo është shumë më e lehtë për personin që shkon sesa njerëzit që kanë mbetur pas,”-tha ajo.

Philip do të prehet në një ceremoni mortore private në Windsor Castle të Shtunën, 17 Prill. Varrimi i tij do të jetë i kufizuar me 30 të ftuar, pa praninë e publikut për shkak të pandemisë së koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota vdes princi philip vdes princi philip

Sondazh

Poll