Editorial

Djegia e mandateve dhe precedenti i rrezikshëm

14 Maj 2019, 18:49 Nga DOSJA
Djegia e mandateve dhe precedenti i rrezikshëm

TIRANË- Nuk jep as marrëveshjen e 17 majit, nuk shtyn zgjedhjet lokale dhe sigurisht nuk jep dorëheqjen. Për çdo gjë tjetër, kryetari i Qeverisë dhe i PS, është i disponueshëm. Nuk ka në plan të kërkojë zgjidhje për kthimin e PD në zgjedhje, por është gati për dialog edhe pa praninë e ndërkombëtarëve. Madje e ka edhe një plan për zgjedhje shumë më të mira, pa blerje votash. Tani mbetet të dalë dhe në protestë kundër opozitës që plani i tij të miratohet dhe të aplikohet në 2021.

Rezultati, 2 konferenca për shtyp dhe 3 ditë ikën kot. Asnjë lajm i mirë, vetëm retorikë, asnjë hap konkret vetëm propagandë. Me maskën e Kryeministrit, Edi Rama kundërshton kërkesat e opozitës, vetëm për të mos krijuar precedentë të rrezikshëm për vendin. Precedenti i shtyrjes së zgjedhjeve në shkeljë të Kushtetutës dhe precedenti i largimit të qeverisë për shkak të djegies së mandateve dhe protestave. Por a janë vërtetë precedentë?

Shtyrja e zgjedhjeve lokale është bërë për herë të parë në 2007, me kërkesën e Edi Ramës. Në atë kohë u bënë edhe ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë përsëri me kërkesë të Edi Ramës. Kryeministër ishte Sali Berisha. Pra precedentin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale e ka krijuar vet Edi Rama 12 vjet më parë. Duke përdorur Kushtetutën si argument, njësoj si Berisha në kohën kur ishte Kryeministër, Edi rama vetëm sa konfirmon se në 6 vitet që qeveris, jo vetëm ekonomikisht, por as politikisht Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap përpara.

Madje ka bërë hapa mbrapa, nëse flet për precedentin e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të djegies së mandateve. Është e vërtetë që nuk mund të krijohet një precedent që opozita sa herë do zgjedhje, të djegë mandatet, por në këtë rast nuk jemi në precedentin e krijuar nga opozita. Deri më sot nuk ka patur asnjë maxhorancë që ketë shkrirë Gjykatën Kushtetuese, të ketë nxjerrë jashtë loje Gjykatën e Lartë dhe të emërojë Prokuror të Përgjithshëm me 69 vota. Ky është precedenti i parë në histori që u shoqërua me precedentin tjetër antikushtetues, të votimit të një ligji nominal në kundërshtim me Kushtetutën.

Kjo situatë e parecedentë, bëri që 2 dosje të paprecedenta, kur maxhoranca kapet duke blerë vota, të mos hetohet nga Prokuroria, megjithëse mediat shqiptare dhe të huaja kanë denoncuar në bazë të të dhënave që rodhën. Për të mos folur pastaj për përdorimin e paprecedentë të Prokurorisë në bllokimin e hetimit edhe për skandalin e Unazës së Re, edhe për shantazhimin e rektorit të Universitetit Bujqësor të Kamzës, edhe për shndërrimin në dosje penale kundër opozitës të çështjes së Agron Xhafës. Një rast i paprecedentë kur shfrimi i fantazisë së Edi Ramës, vuri gjithë organet ligjzbatuese në shkelje të ligjit, duke blerë dëshmitarë e duke sajuar dëshmi e telefonata të përgjuara.

Ishte ky precedent që shkaktoi dorëzimin e paprecedentë të mandateve. Çfarë do të ndodhë nëse nesër, duke ndjekur precedentin, një qeveri ta përsërisë këtë që ndodhi nga 2017 deri sot? Nëse nesër një qeveri do të bënte të njejtën gjë me Drejtësinë duke hequr rojen për tu hapur rrugën hajdutëve?

Precedenti i dorëzimit të mandateve u krijua si kundërpërgjigje ndaj precedentit të shkatërrimit të sistemit, të mbledhjes së pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor në dorën e kryetarit të Partisë Socialiste. Ekspozimi i pushtetit të një njeriu, i sistemit që lëngon në duart e tij ishte e vetmja mënyrë. Për të mos krijuar precedentin që një njeri i vetëm të dalë mbi Kushtetutën, mbi ligjin dhe mbi shoqërinë, duhet një zgjidhje po kaq e paprecedentë. Ndoshta 10 pikat e opozitës nuk janë zgjidhja, por largimi i Ramës, si autor është hapi i parë.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial analiza nga enton abilekaj djegia e mandateve te opozites edi rama enton abilekaj lulzim basha precedenti analiza nga enton abilekaj djegia e mandateve te opozites edi rama enton abilekaj lulzim basha precedenti

Sondazh

Poll

Editorial 14 Maj 2019, 12:04

Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Bernd Borchardt e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë. Nëse Dan Everts bridhte me uniformë ushta...

Editorial 6 Maj 2019, 11:57

Leli apo Gjika, kush e përmbyti Vlorën?

Nuk është hera e parë që Vlora zgjohet e përmbytur pas shiut. Asnjë fatkeqësi natyrore, thjesht shi, aq mjafton që bulevardi kryesor i qyetetit dhe disa lagje t...

Editorial 2 Maj 2019, 12:00

Platforma zhgënjyese e opozitës

TIRANË- Opozita i ka zhgënjyer sot të gjithë ata që i kërkojnë prej kohësh një platformë për konceptimin e një qeverie tranzitore që ajo e sheh si zgjidhje...

Editorial 27 Prill 2019, 13:36

Komediani që nuk u bë dot kurrë Kryeministër

Ditë shiu. Njerëz me çadra dhe pa çadra larmojnë në sheshin e Elbasanit, ku një folës me xhup jeshil, me mikrofon në dorë sundon skenën me mjeshtr...