Art&Argëtim

The Weeknd tregon një aspekt tjetër, dhuron miliona dollarë për të luftuar urinë në Afrikë

5 Prill 2021, 12:06 Nga DOSJA

Canada- Artisti kanadez, The Weeknd ka ndarë me fansat e tij se është shumë i prekur nga ajo që i ndodh popullit afrikan për shkak të  konfliktit të vazhdueshëm midis qeverisë në Addis Ababa dhe rajonin Tigray. Konflikti, i cili ka shkaktuar  vdekjen e mijëra dhe zhvendosjen e më shumë se dy milion njerëzve.

“Unë do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milion vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të inkurajuar ata që mund të japin.”, është shprehur këngëtari.

Duhet thënë që s’është hera e parë që The Weekend bën bamirësi.

Verën e kaluar, ai dhuroi 300 mijë dollarë për Global Aid pas shpërthimit shkatërrues në Bejrut, Liban, i cili la rreth 220 të vdekur dhe 6.000 njerëz të plagosur.

Gjithashtu në qershor të vitit 2020, ai dhuroi 1 milion dollarë për luftën ndaj Covid-19. Po të njëjtin muaj, ai dha 500 mijë dollarë për grupet racore të drejtësisë.

(o.l.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz afrikë bamirësi the weeknd afrikë bamirësi the weeknd

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Prill 2021, 10:42

Dua Lipa rreshton statujën e tretë të dyllit

New York-Këngëtarja Dua Lip ka njoftuar se së shpejti do të realizohet figura e saj e tretë  prej dylli.Përmes rrjetit të saj social, instagram, Dua publikoi fo...