Bota

OBSH e shqetësuar: Rastet e Covid në Evropë janë rritur me 9% 

4 Mars 2021, 21:45 Nga DOSJA
OBSH e shqetësuar: Rastet e Covid në Evropë janë rritur me

Rastet me Covid në Evropë janë rritur me 9%. Euronews shkruan se drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë, Hans Kluge e ka bërë të ditur lajmin gjatë një deklaratë për shtyp. Ai tha se situata në Evropë ishte shumë mirë dhe se kishte rënie të infektimeve. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se rritja e rasteve është në Evropën Qerndrore dhe atë Lindore dhe Perëndimore.

“Javën e kaluar, rastet me COVID-19 janë rritur me 9% në Evropë, pra 1 milionë më shumë. Kjo solli fundin e 6 javëve premtuese në të cilat kishte një rënie të infektimeve. Tani gjysma e rajonit tonë po përballet me një rritje të numrit të rasteve të infektimeve nga virusi. Ne po konstatojmë një rritje në Evropën Qendrore dhe Lindore. Rastet e reja janë rritur gjithashtu edhe në disa vende të Evropës Perëndimore ku përqindja ka qenë shumë e lartë”, tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Evropë janë regjistruar 34,661,063 persona me Covid, ndërsa 826,778 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hans kluge rritja e resteve me covid hans kluge rritja e resteve me covid

Sondazh

Poll