Art&Argëtim

“Me rrogën e parë bleva një tortë”, rrëfimi i Anila Bashës: Shefi që kam mësuar më shumë, Shkullaku

8 Maj 2019, 11:43 Nga DOSJA
“Me rrogën e parë bleva një tortë”, rrëfimi

Gazetarja Anila Basha ka treguar detaje nga jeta e saj si gazetare. Botuesja e portalit “Newsbomb.al”, ka hapur derën e shtëpisë për “My Living”, dhe ka treguar jetën e saj si një vajzë e pavarur, që prej moshës 18 vjeç që ka ardhur nga Lushnja në Tiranë.

Ajo ka treguar shpërblimin e parë, dhe mënyrën sesi i ka shpenzuar paratë.

“Kam marrë një tortë dhe i kam hypur autobusti dhe kam ikur deri në Lushnje dhe kur arrita torta ishte bërë … nga rruga e vjetër e Rrogozhinës. I thashë prindërve kjo është rroga ime e parë dhe dua të festojmë. Ka qënë shumë e bukur se askush nuk e priste që unë do filloja. Ajo torta kishte lëvizur gjithë rrugës dhe nuk kishtembetur gjë. “-është shprehur ajo.

Gazetarja ka treguar edhe shefin nga i cili ka mësuar më shumë.

“Kam qenë tek “Koha Jonë”, punoja me Shkullakun. Njëherë më ka thirrur: Bashaaaa, eja tek zyra. Vajta, atij si kishte pëlqyer shkrimi im. E fshiu të gjithë punën time, dhe e bëri sërish nga e para. Atë ditë, e bëri 5 herë nga e para shkrimin tim. Unë atë natë kam qarë”-ka thënë ajo.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz anila basha anila basha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Maj 2019, 05:07

Shenjat me fat në dashuri/ Horoskopi 8 maj 2019

DashiKjo ditë do ju gjejë disi nervoz dhe të stresuar, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Shmangni polemikat gjatë kësaj dite, pasi e enjtja parashikohet që...