Art&Argëtim

“Ndihesha si njeri i pangopur”, aktorja Priyanka Chopra rëfen betejën me depresionin pas vdekjes së babait

23 Shkurt 2021, 16:38 Nga DOSJA
“Ndihesha si njeri i pangopur”, aktorja Priyanka Chopra rëfen

SHBA– Aktorja Priyanka Chopra ka rrëfyer momentin e vështirë të jetës kur humbi babain e saj në moshën 64-vjeçare pas një beteje të vështirë me kancerin.

Aktorja rrëfeu se as terapia nuk funksionoi për të asokohe dhe se u detyrua që ta shtynte veten drejt gjetjes së dritës në fund të tunelit.

“Kështu ndihesha, më dukej sikur frika kishte ngelur aty. Provova terapinë, nuk funksionoi për mua atë kohë. Nuk mendoja se ilaçet ishin një mundësi.

Nuk e di si nisi, thjesht mbaj mend që ndihesha keq për veten time. Ulesha në divan, shikoja televizor dhe haja pica për orë të tëra. Ndihesha si njeri i pangopur, nuk ndihesha mirë për veten time. Filloi thjesht duke nxjerrë qenin për shëtitje, nisi kështu, hajde dalim dhe marrin ajër të pastër. Pastaj fillova ta kuptoja se kjo po më bënte të buzëqeshja pak. Fillova të mos përsërisja rutinën. Më pas pak nga pak nisa të takoja miqtë, ju përgjigjesha njerëzve që donin të më njihnin”, rrëfeu Chopra për revistën Hello!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorja priyanka chopra aktorja priyanka chopra

Sondazh

Poll