Art&Argëtim

Gentian Zenalaj rrëfen si ka kaluar betejën me Covid-19: Pata frikë për fëmijët, mendova se i braktisa në momentin më de

21 Shkurt 2021, 19:09 Nga DOSJA
Gentian Zenalaj rrëfen si ka kaluar betejën me Covid-19: Pata

TIRANË-Aktori i njohur Gentian Zenelaj, së fundmi ka kaluar betejën me Covid-19, pas disa ditësh qëndrimi në spital.

Ndërkohë, i ftuar në programin “Fitstation”, Zenalaj ka rrëfyer sesi i ka kaluar periudhën e infektimit. Ai është shprehur se e ka kaluar në mënyrën më të rëndë, pasi i kishte prekur 55% të mushkërisë. Zenelaj ka bërë dhe një krahasim, duke thënë se virusi është i ngjashëm me një krimb që zgjedh të sulmoj mollën më të shëndetshme, ku dhe ka këshilluar të gjithë të jenë të kujdesshëm.

“E kalova vetë në kurriz është një sëmundje e tmerrshme. Unë kam pasur 55% prekje të mushkërisë. E kam kaluar në formën më të rëndë të mundshme dhe një djalë që deri në nëntor zhytej 20 metra kanë video të publikuara dhe në 4 janar nuk lidhja dot këpucët, nuk bëja dot një korridor 15 metra. Cudia më e madhe është që kjo sëmundje sa më i shëndetshëm të jetë njeriu aq më shumë e sulmon, është si një krimb që zgjedh mollën më të shëndetshme, sigurisht shumëfishon sëmundje sipas mendimit tim personal. Do kujdesin maksimal, nuk duhet anashkaluar në asnjë moment, sepse bën kthesë brenda ditës. Pata shumë frikë për fëmijët, mendova që i braktisa në momentin më delikat të jetës së tyre. Kisha frikë dhe për veten, por kisha një frikë shumë të madhe për familjarët e mi,” -ka rrëfyer ai. 

Video e plotë:

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gentian zeleneaj zenelaj flet per si ka kaluar covid-19 gentian zeleneaj zenelaj flet per si ka kaluar covid-19

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2021, 06:10

Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme të së kaluarës dhe kjo gjë nuk ju lë të qe...