Ekonomi

Buxheti për Shëndetësinë 2020/ Open Data Albania: Rritje e pakët, mosrealizim investimesh, mungesë vëmendje për Shërbim

19 Shkurt 2021, 20:31 Nga DOSJA
Buxheti për Shëndetësinë 2020/ Open Data Albania: Rritje e

TIRANË– Open Data Albania, në një raport që ka publikuar së fundmi bën me dije se buxheti për shëndetësinë në vitin 2020, ku vendi po përballej me pandeminë shkoi 39.625 miliard lekë.

Po ashtu sipas raportit bëhet me dije se gjatë këtij viti në total buxheti për shpenzime u rrit me 30.16 miliard lekë, ku katër programet e Shëndetësisë, si Shërbimi i Kujdesit Parësor; Shërbimi i Kujdesit Dytësor; Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Shërbimi Kombëtar i Urgjencës, morën vetëm 2.1 miliardë.

Bazuar tek raporti i Open Data Albania shihet se gjatë vitit 2020, rritje në buxhet pati vetëm në Spitalet rajonale dhe Qendrat Universitare. Mosrealizim Buxheti shënuan gjatë vitit 2020 Shërbimi i Kujdesit Parësor që janë qendrat shëndetësore në zona urbane dhe rurale. Ndërkohë, në raportin e shpenzimeve si Korrente (paga dhe utilitete) dhe Kapitale qe janë investime dhe asete (godina e pajisje), rezulton që Investimet shënuan mosrealizim në nivelin 15.75%.

Raporti i Open Data Albania

Buxheti për shëndetësinë gjatë Vitit 2020 si vit i përballjes me Situatën e Pandemisë shkoi 39.625 Miliard Lekë ose 320.85 Miliard Euro.
Kjo vlerë finale u shënua pas ndryshimeve të Buxhetit Plan gjatë vitit ku për Programet Shëndetësi u shtuan 2.1 Miliard lek si pjesë e përballimit të situatës Covid19.
Ndërsa në total Buxheti për Shpenzime 2020 u rrit me 30.16 Miliard lek, katër programet e shëndetësisë morën vetëm 2.1 Miliard. Programe të Lidhura drejtpërdrejt më Shëndetësinë janë programet si vijon: Shërbimi i Kujdesit Parësor; Shërbimi i Kujdesit Dytësor; Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Shërbimi Kombëtar i Urgjencës. Rritje gjatë vitit pati vetëm Shërbimi i Kujdesit Dytësor pra Spitale rajonale dhe Qendra Universitare. Mosrealizim Buxheti shënuan gjatë vitit 2020 Shërbimi i Kujdesit Parësor që janë qendrat shëndetësore në zona urbane dhe rurale. Nëse shohim raportin e shpenzimeve si Korrente (paga dhe utilitete) dhe Kapitale qe janë investime dhe asete (godina e pajisje), rezulton që Investimet shënuan mosrealizim në nivelin 15.75%. Të gjitha shpenzimet të bëra nga Institucionet Buxhetore të Shëndetësisë gjatë vitit 2020 dhe në vijim janë të aksesueshme në Rubrikën Transaksione Thesari portali Spending Data Albania. Aty për çdo pagesë jepet informacion mbi datën, përshkrimin, institucionin që paguan, klientin që përfiton. Konkretisht shpenzime Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza QSUNT, Ministria e Shëndetësisë, Qendra Spitalore Shefqet Ndroqi , Spitali Universitar i Traumës dhe secili institucion shëndetësor sipas kërkimit kanë të publikuara dhe mund të aksesoren me kërkim përmes filtrave për Institucion Pagues, Kategori, Datë, Klient dhe përshkrim Fature. Blerjet dhe Investimet Kapitale për Sektorin e Shëndetësisë e që lidhen me Covid 19 janë të listuara me pasaporta për çdo kontraktim në databazën për Prokurime Transparente. Çdo procedurë ka të plotë informacion nga njoftimi, afatet, vlera fond limit, oferta e suksesshme, apelime dhe realizime.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi open data albania open data albania

Sondazh

Poll