Ekonomi

Rritet me 3.4 miliardë lekë buxheti i vitit 2021! Ulen fondet për naftëtarët, rriten pritshmëritë për të ardhurat

8 Shkurt 2021, 19:33 Nga DOSJA
Rritet me 3.4 miliardë lekë buxheti i vitit 2021! Ulen fondet për

TIRANË– Qeveria ka ndryshuar buxhetin e miratuar për vitin 2021, duke shtuar pritshmëritë për të ardhurat.

Buxheti i përllogaritur me nga 484,1 miliardë lekë ka shkuar në 487.5 miliardë lekë, duke pësuar një rritje prej 3.4 miliardë lekësh. Po ashtu bashkë me pritshmërinë për të ardhurat, janë rritur të ardhurat nga tatimet, taksat, ndërsa deficiti është i pandryshuar.

Sipas ndryshimit të ri, shpenzimet janë rritur me 3.4 miliardë lekë, nga 592.8 miliardë në 596.2 miliardë lekë. Po ashtu, fondi rezervë nga 4 miliard lekë që ishte ka shkuar në 5 miliardë lekë.

Fondi për pagesën e naftëtarëve është ulur nga 560 milionë që ishte në 462 milionë lekë. Sakaq janë rritur me 2.4 milion lekë shpenzimet e buxhetit qendror. Ky është akti i parë normativ për ndryshimin e buxhetit 2021.

(a.k;kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi buxheti 2021 ndryshime ne buxhetin 2021 buxheti 2021 ndryshime ne buxhetin 2021

Sondazh

Poll