Art&Argëtim

“Bie niveli i hormoneve”/ Befason Sazan Guri:Burrat tradhëtojnë pasi gratë mbushin 50 vjeç sepse…

5 Shkurt 2021, 19:50 Nga DOSJA
“Bie niveli i hormoneve”/ Befason Sazan Guri:Burrat

TIRANË – Sazan Guri ka thënë se merita e vetme që kanë burrat është se jeta e tyre seksuale nuk përfundon kurrë. I ftuar në emisionin ‘Rudina’, Guri ka thënë se tek gratë jeta seksuale mbaron në moshën 45-50 vjeç, dhe kjo sipas tij është një nga arsyet sepse burrat i tradhëtojnë. Ai ka thënë se në këtë moshë tek femrat bie niveli i hormoneve. 

Pjesë nga Biseda: 

Sazan Guri: Një meritë e burrave është tek jetëgjatësia e seksualitetit, ndërsa tek gratë fatkeqësisht bie pas moshës 45-50 vjeç. Në fakt ajo stimulohet me mendje.  Bëje, ca ke ti bëje, shtiru, 45-50m bëj sikur o vëlla sepse ligji i fizikës nëse nuk plotësohet në shtëpi, do plotësohet jashtë. Prandaj ligji i fizikës nuk njeh boshllëk, prandaj gruaja 45-50-55 vjeç jo të jetë vetëm amvisë, por të jetë edhe amvisë e kësaj qeverisje. 

Rudina Magjistari: Dhe çfarë bën burri në këtë rast?

Sazan Guri: E kupton vetë se çfarë bën një burrë, nuk ka faj. Punon me një sekretare atje që ndan ndonjë hall, shqetësim.

Rudina Magjistari: Pra do të thuash që çifti janë moshatarë dhe kalojnë të ’50-at, burri ka patjetër, një raport apo histori tjetër?

Sazan Guri: Po, pra se ta tha se zonja Zhaklinë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz sazan guri sazan guri

Sondazh

Poll