Ekonomi

‘S’kam mundësi ta çoj në privat’/Gruaja ka nevojë për rezonancë, bashkëshorti bën rrëfimin prekës: Si do më vej

3 Shkurt 2021, 13:12 Nga DOSJA
‘S’kam mundësi ta çoj në privat’/Gruaja ka

ELBASAN– Një qytetar në Elbasan ka treguar përvojën e tij në spitalet shqiptare, konkretisht në Elbasan. Në rrëfimin e tij, në një intervistë për FaxNews, ai ka treguar se bashkëshortja duhet t’i nënshtrohet një rezonance, e cila kushton 160 mijë lekë të vjetra në spitalet private, por ka shtuar se do të tentojë që rezonancën ta kryejë në privat në të kundërt do ta lërë pa bërë.

Nuk e dimë si do të vejë halli. Nuk e di. Do vdesim. Unë nuk e bëj dot. Unë se bëj dot rezonancën 160 mijë lekë. Po u bë në shtet pa lekë, mirë. Le të rrijë. Do vdesi. Unë s’kam të ardhura,”-u shpreh ai. 

Ndërsa një tjetër qytetar ka treguar eksperiencën e tij me koronavirusin, për të cilën është kuruar jashtë vendit. Ndër të tjera ai ka dhënë shembullin e kunatës së tij, e cila është kuruar në Shqipëri, duke përmendur kosto të mëdha. Sipas tij, ajo ka blerë të paktën 600 mijë lekë ilaçe për t’u kuruar në banesë, por sërish nuk kishte efekt dhe përfundoi se tanimë ishte shtruar në spital. 

“Ishte i pabesë, sëmundje qeni që nuk të shkonte mendja kurrë. 14 ditë kam qenë mbyllur, të paktën nuk më goditi në mushkëri. Këtu kemi harxhuar me kunatën pothuajse një gjysmë shtëpie. 600 mijë lekë ilaçe mori, dhe pastaj u shtrua në spital. Shteti nuk na kompesuar,”-u shpreh ai. 

Prej rasteve të para të pandemisë së koronavirusit në qarkun e Elbasanit janë shënuar 1418 raste të infektuara, nga të cilët kanë ndërruar jetë 131 persona.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale elbasan koronavirusi ne elbasan elbasan koronavirusi ne elbasan

Sondazh

Poll