Art&Argëtim

Pas Billboard Music Awards, çifti i famshëm martohen ‘fshehtas’ në Las Vegas

2 Maj 2019, 11:45 Nga DOSJA
Pas Billboard Music Awards, çifti i famshëm martohen

Vetëm dy orë pasi mbrëmja e ndarjes së çmimeve Billboard përfundoi, Joe Jonas dhe Sophie Turner vendosën të martoheshin. Pa humbur shumë kohë ata u nisën drejt një kishe në Las Vegas për të kurorëzuar lidhjen e tyre.

Las Vegas ka qenë gjithmonë vendi i preferuar i çiftit ndaj ata vendosën të mbidheshin aty me miqtë pas mbrëmjes gala për një tjetër aventurë, meqënëse ky qytet njihet për ‘çmenduritë’ e kësaj natyre.

Ata janë prindër të një vajze 2-vjeçare dhe pas kaq shumë vitesh njohje ata vendosën të kurorëzojnë lidhjen e tyre. Aktorja 23-vjeçare kishte veshur një jumpsuit të bardhë dhe një vello, ndërsa Joe u shfaq në një kostum ngjyrë gri.

Ishte DJ i njohur Diplo, ai që filloi të postonte foto dhe video nga dasma dhe të gjithë u habitën. Pas betimit, Sophie dhe Joe shkëmbyen unazat që ishin prej karameleje dhe jo unaza të vërteta martese.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz billboard music awards joe jonas sophie turner billboard music awards joe jonas sophie turner

Sondazh

Poll