Insights

Xhodë… të rrije dhe ca, u mbush viti që më griu malli

16 Janar 2021, 15:34 Nga DOSJA
Xhodë… të rrije dhe ca, u mbush viti që më griu malli

Sot një vit pa ty ,Xhodë. Ngatërrove rradhën, të rrije nga fundi i varganit. Pas vitesh e vitesh duhej të tregoje pasaportën atje te dera e Parajsës. Që të ikje i qeshur, i ngopur, i kënaqur. Por ja që ti i maturi në jetë e në filma kapërceve klonin dhe u derdhe linkthi drejt errësirës. Të shtyu sëmundja, dhimbja, por mbase motiv kishe dhe filmin, teatrin, skenën, kolegët, artdashësit.

Se ajo ndërtesë që po bëhet lakmi e vjedhjes ishte tempulli yt. Me shfaqje që u shiteshin biletat dy javë para. Në atë oborr lëviznin korifej. Tani ruhet nga rrënimi prej misionarësh që fe kanë traditat dhe historinë. Shteti e ka harruar artin. Shteti i ka hypur fadromës dhe shëtit si i marrë mbi betoniera.

E di që nuk më dëgjon. E di që s’ma ve veshin. Por edhe unë kam një vit që nuk e besoj lajmin. Është fake. Xhevdet Ferri rron. E kam te cd në shtëpi. Siç e kanë mijra familje. Ja, e hapa “Përrallë nga e kaluara “. Ja ku je. I ri, ishëndetshëm, i pashëm. Si doje të na lije kur ne të kemi salduar te tv dhe dvd e shtëpive.

Xhodë, më dhembi zemra nga lajmi i zi. Mbase do mësohem me largimin tënd. Ama kur moshatarët e tu vite e vite më pas do ecin avash-avash e me karroca apo bastun ti do u dalësh para si kaçaku i filmit. Do qeshësh e do bësh romuze me ta. Hë mo e bëni dot shurrën, do u thuash. Atëhere ata do të kenë zili ty që në përjetësi do quhesh djalosh. Djalosh dhe bukurosh.

Xhodë, të rrije dhe ca. U mbush viti që më griu malli.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog agim xhafka xhevdet ferri agim xhafka xhevdet ferri

Sondazh

Poll

Insights 12 Janar 2021, 09:13

Opinion: Donald Trump, dil nga skena politike!

Jo, ngjarjet e 6 janarit nuk ishin një shkarje. Ato nuk ishin as rastësi. Ato ishin pasoja e pashmangshme e një presidence katër vjeçare që mbështetej në...

Insights 11 Janar 2021, 19:50

1997

Më doli gjumi nga një tronditje e krevatit. Tërmet mendova, por e mblodha veten menjëherë. Ishte viti 1997.Tërmetin ku ma gjeje! U ngrita e mbuluar përgjysëm dh...

Insights 7 Janar 2021, 21:36

New York Times: Trump të shkarkohet e dënohet! Tani!

SHBA- Trump është tepër i rrezikshëm për t’u lënë në zyrë edhe minutë më shumë. Ne fakt nuk ishte e vështirë të shihej as më herët se do të përfundonte kështu s...

Insights 7 Janar 2021, 15:56

Opinion: Ditët e fundit të kaosit të Donald Trump

Donald Trump dhe përkrahësit e tij janë për t’u fajësuar, që turma mësyu të mërkurën Kongresin Amerikan në Uashington. Në një situatë të tillë ndërrimi i ...

Insights 30 Dhjetor 2020, 08:33

Po tani Amerikë?

Në fund muret fortifikues të ndarjes së pushteteve u bënë ballë sulmeve të marra. Të gjitha ato rënkime e ankime nuk ndihmuan aspak. Madje as gjyqtaret e gjyqta...