Ekonomi

Shqipëria lë pas vetëm Kosovën nga rajoni/ RAPORTI i FMN ‘nxin’ vendin, Sonila Meço: Me projeksionin 5-vjeçar

28 Dhjetor 2020, 17:01 Nga DOSJA
Shqipëria lë pas vetëm Kosovën nga rajoni/ RAPORTI i FMN

TIRANË– Gazetarja Sonila Meço ka bërë një shënim në rrjetet e saj sociale lidhur me renditjen e Shqipërisë mes vendeve të botës për Prodhimin e Brendshëm Bruto. Këtë vit Shqipëria mban vendin e 130-të duke lënë pas nga vendet e rajonit vetëm Kosovën, ndërsa krahasohet me shtetet e botës së tretë si Iraku, apo dhe Sri Landa. Ndërsa shton se refereruar të dhënave të Bankës Botëore dhe Fondit Monetar Ndërkmbëtar edhe për 5-vjeçarin e ardhshëm nuk ka shpresë për përmirësim. 

“Patjetër, e gjeni tak Tabela e tretë, sërish vetëm Kosovën lëmë pas në rajon….dhe vërtitemi mes Irakut, Surinamit dhe Sri Lankës. Të dhënat janë zyrtare, të FMN-së. Gjenden në statisticstimes.com. Sërish mund të dalë akshi e të thotë se qe vit pandemik, pas tërmetit, se…se…, dakord, dakord, sërish të parafundit në rajon ishim e mbetëm në 5 vjet e me projeksionin 5 vjeçar nuk kemi shpresa të mëdha…sipas FMN-së e BB-së,”-shkruan ndër të tjera ajo. 

POSTIMI I PLOTË:

Ta mbyllësh vitin në sarkazëm të plotë: t’i mbushësh mendjen vetes se je pjesë e gjeopolitikës së madhe mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Europës, Turqisë, të vendosësh si prioritet kufijtë me Greqinë kur ekonomia jote vërtitet mes Burkina Fasos, Gabonit, Gazës… Ca shumë më poshtë Bosnie-Hercegovinës që mbahet me një marrëveshje të 1995-ës dhe të renditesh në vendin e 130-ë në botë për ekonominë. Në rajon pas lëmë vetëm Kosovën. Tabela e parë tregon Prodhimin e Brendshëm Bruto për 2020, ku renditemi në vend të 130, e dyta për vitin 2019, ku renditemi të 125-tët. Po natyrisht me të drejtë dikush do thotë, s’na the asgjë me tabelat e GDP-së, ku i ke ato që tregojnë Prodhimin e Brendshëm Bruto për person? Patjetër, e gjeni tak Tabela e tretë, sërish vetëm Kosovën lëmë pas në rajon….dhe vërtitemi mes Irakut, Surinamit dhe Sri Lankës. Të dhënat janë zyrtare, të FMN-së. Gjenden në statisticstimes.com. Sërish mund të dalë akshi e të thotë se qe vit pandemik, pas tërmetit, se…se…, dakord, dakord, sërish të parafundit në rajon ishim e mbetëm në 5 vjet e me projeksionin 5 vjeçar nuk kemi shpresa të mëdha…sipas FMN-së e BB-së.  Tani rikthehemi të bëjmë politikën: 1.Mirë mo mirë, ja iku ky, po kush vjen? 2. Të paktën shija estetike e vendit ka ndryshuar e asnjë lider nuk krahasohet me produktin estetiko-artistik, që krijoi i fundit. 3. Çështjen e kufirit me Greqinë e zgjidhin Gjykatat Ndërkombëtare, nuk kanë lidhje zonat e lira ekonomike me diskutimet nacional-folklorike. 4. Minishengeni është gjetja e përsosur për të paqtuar e zhvilluar ekonominë tonë, në konkurencë të fortë me këto vendet e dala nga lufta. 5. Kryesimi i OSBE-së mori shumë komplimenta nga vendet anëtare. Ndërhyrjet për Llukashenkon e Nagorni Karabakun qenë plot energji, stil e produkt. 6. Se mos e ndritën ata më parë me 21 janar, me korrupsion e Lazarat. 7. Vijnë 100 vaksinat e para…imagjino të ishim ende me Stadiumin e vjetër! Gëzuar!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi raporti i fmn shqiperia per pbb sonila meço raporti i fmn shqiperia per pbb sonila meço

Sondazh

Poll