Ekonomi

Emocionuese! Mjeku vlonjat gëzon fëmijët jetimë në Vlorë, dhurata për Shtëpinë e Fëmijës… vendin që nuk u kujtua a

22 Dhjetor 2020, 15:14 Nga DOSJA
Emocionuese! Mjeku vlonjat gëzon fëmijët jetimë në

VLORË– Kristo Papa i cili është klasifikuar si një prej doktorëve më human në ndihmë të Shqiptarëve, ka realizuar një tjetër ndihmë por këtë herë jo mjekësore, por në ndihmë të fëmijëve jetim. Nëpërmjet fondacionit të tij “Papa Foundation”, ai ka organizuar një aktivitet bamirësie në ndihmë të fëmijëve jetimë të Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë.

Aktiviteti ka nisur në orët e para të mëngjesit ku nëpërmjet animacioneve, fëmijët kanë luajtur  dhe kërcyer. Më pas për të gjithë fëmijët, janë shpërndarë dhurata me rastin e festave të fundvitit.

Papa ka ofruar dhe suportin mjekësor për fëmijët jetim duke bër dhe një apel nga Londra ku jeton dhe punon në Spitalin mbretëror. Ai është shprehur se për këta fëmijë duhet të ketë më shumë vëmëndje nga të gjithë ata që kanë mundësi ndërsa ka premtuar se do të jetë afër tyre në mbështetje të kërkesave mjekësore të institucionit. Papa është shprehur se nëpërmjet fondacionit të tij do përpiqet që ti gjendet pranë fëmijëve Shqiptarë me probleme shëndetësore apo ekonomike.

Për më shumë ndiqni videon:


(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale kristo papa mjeku dhuron per femijet shtepia e femijes ne vlore kristo papa mjeku dhuron per femijet shtepia e femijes ne vlore

Sondazh

Poll