Art&Argëtim

ME VIDEO: Ambasadorja bëri vendin ‘farmaci’, Etilda Gjonaj pa maskë mes njerëzve, meket së qeshuri me Yuri Kim

22 Dhjetor 2020, 11:12 Nga DOSJA
ME VIDEO: Ambasadorja bëri vendin ‘farmaci’, Etilda Gjonaj pa

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kanë qënë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Në kohë pandemie, ambasadorja Kim u tregua shumë e kujdesshme, duke vendosur një maskë dhe dezinfektoi vetë vendin ku do të fliste. E teksa Kim jepte shembull sesi duhet që të sillemi në kohë të vështira, Gjonaj bëri një tjetër gjë. Qeshi!

Pa maskë dhe pa u kujdesur as për veten dhe as për të tjerët, ministrja vetëm qeshte teksa ambasadorja ktheu në “farmaci” vendin ku do të qëndronte. Po pse ishte kaq për të qeshur veprimi i Kim? Pse “hodhi nga dritarja” ministrja e Ramës gjithë masat e vendosura nga vetë qeveria ku ajo bën pjesë? Janë vallë socialistët imunë ndaj COVID-19?

Edhe pak ditë më parë, Dosja.al siguroi disa foto nga selia e PS-së, ku anëtarët e partisë rrinin ngjitur me njëri-tjetrin dhe pa maska. Teksa kërcënon me gjoba qytetarët dhe kundërshtarët politikë, pse Rama nuk i bën “zap” dot të tijët? Apo masat shtrënguese janë për popullin e thjeshtë, ndërsa qeveritarët bëjnë ç’të duan?

(f.g.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale etilda gjonaj marreveshja mes shba dhe shqiperise marreveshja per esktradimin yuri kim etilda gjonaj marreveshja mes shba dhe shqiperise marreveshja per esktradimin yuri kim

Sondazh

Poll