Aktualitet

Dita e tretë e protestës për Rashën/ Agravon situata, tym, flakë dhe përplasje, gaz lotsjellës ndaj protestuesve, shoqër

11 Dhjetor 2020, 07:57 Nga DOSJA
Dita e tretë e protestës për Rashën/ Agravon situata, tym,

TIRANË– Ka përfunduar pas katër orësh protesta për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë, mëngjesin e ditës së hënë së kësaj jave. Tym, dhunë, përplasje, shkatërrime stacionësh autobuzësh, gaz lotsjellës dhe shoqërime në komisariat, këto ishin disa situata që u krijuan në ditën e tretë të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit, mëngjesin e 8 dhjetorit.

Protesta  e ditës së sotme është zhvilluar përpara Kryeministrisë, por një grup protestuesish janë shpërndarë edhe tek Bulevardi dhe zona e ish-Bllokut. Në terren ditën e sotme ndryshe nga ditët e tjera ka zbritur edhe kreu i policisë, Berani Jaupaj.

Mes protestuesve dhe policëve ka pasur përplasje ku këto të fundit për të shpërndarë qytetarët kanë përdorur gazlotsjellës dhe ujë me atobotë. Pas situatës së tensionuar që është krijuar në protestë policia ka shoqëruar në komisariat 10 persona. Ndëkrohë nuk kanë munguar as dhuna e policisë teksa ka tërhequr zvarrë qyterët.

Teksa para Kryeministrisë po zhvillohej protesta, Rama së bashku me Drejtorin e policisë, kanë vizituar efektivët e plagosur nga protesta e ditës së djeshme, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Pas daljes nga spitali, Rama në një pronocim për mediat bëri me faj opozitën dhe Presidentin Ilir Meta për këtë dhunë, teksa shtoi se nuk kanë kërkuar ende ndjesë, nuk e kanë dënuar dhunë.

Sakaq në lidhje me situatën që është krijuar në vendin tonë për vrasjen e 25-vjeçarit, kanë reaguar dhe diplomatët e huaj. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca, ambasadori gjerman, Peter Zingraf dhe OSBE dhe ambasadori britanik, Duncan Norman i kanë bërë thirrje qeverisë dhe protestuesve të heqin dorë nga dhuna.

Protesta ka nisur edhe në qytete të tjera si Lezha dhe Pogradeci ku qytetarë të shumë kanë filluar edhe sulmet. Në Lezhë, një grup të rinjsh kanë hedhur kapsolla dhe kanë sulmuar komisariatin e Policisë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, kryeministri Edi Rama kërkoi falje për vrasjen e Klodian Rashës duke u shprehur se do vihet drejtësi, mirëpo qytetarët shqiptarë nuk mjaftohen! Ata kanë vendosur që dhe ditën e sotme të protestojnë. Nën moton ”Drejtësi për Klodianin”, gjatë pasdites së sotme në orën 18:00 është bërë thirrja për protestë në qendrat e të gjitha qyteteve të vendit. Protestuesit kërkojnë largimin e kryepolicit, Ardi Veliu pas dorëheqjes së dorëzuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Dhe fiks në atë orar, protestuesit kanë dalë në shesh.

Pak minuta para nisjes së protestës, ambasada e SHBA-ve për thirrje për përmbajtje dhe për mos përdorim të dhunës. Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka kërkuar që palët të përmbahne në protestë dhe që gjithçka të zhvillohet pa dhunë. Në një deklaratë zyrtare, theksohet se ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar sot takim me kryeministrin Edi Rama, drejtorin e Policisë Ardi Veliu, kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Referuar qeverisë, Kim shton më tej se ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën.

Në krye të protestës nuk ka një lider, por reperi Arkimed Lushaj, kërcënoi mëngjesin e sotëm përmes rrjeteve sociale, se nëse Ardi Veliu nuk largohet atëherë ditën e dielë, protestuesit do të djegin karburantet. Ky kërcënim u fshi disa minuta më vonë prej tij.

(a.b;f.g;f.m.a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen vritet klodian rasha protesta per klodian rashen vritet klodian rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Dhjetor 2020, 19:31

TIRANË– Nuk mungojnë mesazhet në protestën për vrasjen e Klodian Rashës. Disa prej protestuesve kanë mbajtur në duar pankarta, duke përcjellë mesazhe...