Editorial

Corona – beteja e fundit e kancelares Merkel

10 Dhjetor 2020, 10:29 Nga DOSJA
Corona – beteja e fundit e kancelares Merkel

Çfarë fjalimi! Me thirrje, paralajmërime, lutje, kërkesa. Kancelarja gjermane Angela Merkel, si kurrë më pare, bëri thirrje për masa më të forta në betejën me koronën. Madje gati sa nuk kaloi në sarkazëm: Nëse para krishtlindjeve do të vijojmë të kemi kaq  shumë kontakte dhe më pas do të kalojmë festën e fundit me gjyshet e gjyshërit, atëherë me siguri që do të pendohemi.”

Festa e fundit, sepse nipërit dhe mbesat, veç dhuratave, mund të sjellin edhe virusin. Merkel përmendi numrin e vdekjeve të raportuara zyrtarisht në Gjermani atë mëngjes: 590 brenda 24 orëve – një rekord i trishtë. Dhe sikurse edhe shkencëtarët e Leopoldinës dhe ekspertët e tjerë, ajo kërkoi mbyllje para Krishtlindjeve dhe mundësisht edhe mbylljen para kohe të shkollave. Sa më pak kontakte, madje më mirë asnjë kontakt jashtë familjes. Disipline. Më shumë disiplinë se më parë.

Fundi i borxhit zero

Në fakt kjo ishte deri diku kalim kompetencash: kryeministrat janë sovranët e landeve dhe janë ata që i rregullojnë detajet e masave kundër koronës në landet e tyre. Kancelarja, e cila zakonisht është objektive, po lufton tani në Bundestag me të gjithë autoritetin e saj kundër pandemisë dhe në mbrojtje të atyre që janë më të kërcënuar, grupet e rrezikuara. Fjalimi i saj u prit me duartrokitje të gjata nga deputetët e Unionit. 

Në të vërtetë ky fjalim kishte një si atmosferë ndarjeje. Si Kancelare  Federale, Angela Merkel, ka dalë 16 herë në këtë foltore për të shpjeguar, mbrojtur, promovuar dhe miratuar buxhetin federal. Pas gjase, të mërkurën ajo mbajti fjalimin e fundit. Këtë aspekt e përmendën vetëm folësit e populistes së djathtë, AfD. Secila dhe secili prej tyre janë të gëzuar, që Merkel nuk do të jetë më përgjegjëse për buxhetin. Por vetëm ata janë të gëzuar për këtë fakt.

Për disa vite me radhë, buxheti i Gjermanisë ishte pa borxhe. Për një kohë të gjatë, Merkel kishte koalicione të ndryshme që punonin drejt kësaj pike, dhe që nga viti 2014, ish-fizikantja gjermano-lindore ishte ajo që me krenari do të deklaronte se e kishte menaxhuar buxhetin si një amvisë shvabiane: pa borxhe të reja. Pastaj erdhi pandemia. Dhe ato kohëra ikën. Erdhi buxheti i koronës. Me 180 miliardë euro borxh, nga 498,6 miliardë euro gjithsej.

Sfidat e Europës

Por nuk është vetëm buxheti i Gjermanisë ai që do të dalë nga drejtimi që kishte dashur t’i jepte kancelarja Merkel. Është edhe Evropa, që ajo e ka aq për zemër, që gjithashtu po tronditet. Gjermania deri në fund të vitit do të ketë kryesinë e radhës së BE-së, dhe këtë javë ajo do të drejtojë samitin e fundit të saj në Këshillin e BE-së. Këtu ka një sërë çështjesh që e presin: Si do të funksionojë Brexit, dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga tregu i brendshëm i BE-së në fund të vitit – kjo është ende e hapur. Si do të duket buxheti i BE-së në të ardhshmen – deri në momentet e fundit ishte ende i rrezikuar nga Polonia dhe Hungaria. 

Dhe së fundi, është edhe politika globale që po riorganizohet, me një Kinë gjithnjë e më të fortë, me një Rusi si gjithmonë kundër, me SHBA-të aleate të paparashikueshme për momentin, me Turqinë, si partnere e tjetërsuar e Evropës. Dhe presidenca gjermane e Këshillit të BE-së nuk i ndryshon dot asnjërën nga këto.

Respekt për këtë raund të fundit

Mund të kishte shkuar shumë më mirë ky dhjetor për kryetaren e qeverisë gjermane: Kancelarja do të shkruante një fjalim fushate parazgjedhore, ku do  të raportonte me krenari për zeron e buxhetit, Por në këtë moment, nuk dihet madje as se  kush do ta drejtojë partinë e saj, CDU-në. E megjithatë, ishte mbresëlënëse se si 66-vjeçarja u prezantua në parlament: me empati, emocione dhe – kur njëra nga gratë e AfD-së, i ndërhyri me thirrje nga salla, – edhe me patos.

Kjo tregon se ajo po lufton! Merkel po lufton kundër pandemisë edhe për jetën e mijëra njerëzve të moshuar. Ajo po lufton për të ardhmen e këtij vendi. Ajo po lufton sepse dëshiron të bindë jo vetëm kryeministrat e landeve, por edhe qytetarët e saj që ende ndalen në stendat e verës së nxehtë duke bërë muhabet. Respekt për këtë betejë të fundit. Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial angela merkel christoph strack pandemia ne gjermani angela merkel christoph strack pandemia ne gjermani

Sondazh

Poll

Editorial 9 Dhjetor 2020, 08:34

Quinto i drejtohet Ciceronit

Në vitin 64 para Krishtit, Ciceroni vendosi të kandidojë për pozicionin e Konsullit të Romës, më i rëndësishmi i Republikës.Gjithçka dukej se favorizonte...

Editorial 8 Dhjetor 2020, 18:35

Policia që s’duam

Plumbat e policisë ndaj të riut Klodian Rasha se kishte thyer orarin e lëvizjes, nuk  morrën vetëm jetën e  tij, por thyen rëndë edhe besimin e publikut te poli...

Editorial 7 Dhjetor 2020, 21:28

Morali dhe e vërteta në politikë

Shoqëria politike është e ndërtuar mbi një rrjet hipokrizish, fjalimesh boshe dhe dogmash. Sidoqoftë, në këtë univers keqkuptimesh, nuk mungojnë “të ndriturit” ...

Editorial 4 Dhjetor 2020, 20:47

Armiku i vetëvetes

Nga Meri LikaNë intervistën e tij për “Forbes” duke përmendur “vështirësitë” që ai ka për të na gdhendur ne “popullin e keq” që i kemi rënë për pjesë, dhe duke ...

Editorial 2 Dhjetor 2020, 09:52

Sindroma e Kësulëkuqes

Në vitin 1548, Étienne de La Boétie (shkrimtar francez) shkroi këto fjalë:  “Unë thjesht do të doja të kuptoja se si ndodh që kaq shumë njerëz, kaq shumë fshatr...

Editorial 2 Dhjetor 2020, 08:33

Ursula von der Leyen: Presidentja e krizave

Para një viti më 1 dhjetor Ursula von der Leyen mori detyrën si presidente e Komisionit Europian me plane të mëdha për mbrojtjen e klimës dhe politikën ndërkomb...