Ekonomi

Prej 1 muaji lëngonte në shtrat! Spitali e hodhi te koshat e plehrave, ndërron jetë 40-vjeçari nga Shkodra

5 Dhjetor 2020, 20:02 Nga DOSJA
Prej 1 muaji lëngonte në shtrat! Spitali e hodhi te koshat e plehrave,

SHKODËR– Ndërron jetë Arben Hoti! Disa ditë më parë rasti i tij u denoncua në media, ku i riu pretendonte se mjekët dhe infermierët në spitalin e Shkodrës kishin refuzuar që t’i jepnin shërbimin mjekësor.

Madje ai pretendonte se bluzat e bardha e kishin nxjerrë me forcë nga Urgjenca duke e hedhur pranë koshit të mbeturinave. Qëndrimi në shtëpi pa kujdesin e duhur shëndetësor duket se ka qënë fatal për Hotin, i cili ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij, të cilët kanë treguar se i riu kishte më shumë se 1 muaj që vuante nga shëndeti, por nuk pranonin ta mjekonin. Ndërkohë pretendimet e familjarëve, janë hedhur poshtë nga ana e spitalit të Shkodrës.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale arben hoti shkoder arben hoti shkoder

Sondazh

Poll