Ekonomi

Rekomandimet e FMN dhe efektet e programit të rindërtimit dhe krizës pandemike në vend

4 Dhjetor 2020, 07:00 Nga DOSJA
Rekomandimet e FMN dhe efektet e programit të rindërtimit dhe

Në një periudhë 1-vjecare, FMN ka bërë disa vlerësime të kushteve ekonomike dhe financiare të Shqipërisë, si dhe ka adresuar disa problematika në vëmendje të Qeverisë Shqiptare. Nëse do të bëjmë një hartë të fjalëve të përdorura më së shumti në secilin raport, në pamje të parë duket se:

Por le të shohim më në detaje vlerësimet dhe rekomandimet që FMN i ka adresuar shtetit shqiptar gjatë një viti, si dhe ecurinë e tyre gjatë kësaj periudhe.

Deklarata e FMN-së në datë 26 Nëntor 2019 mbi vlerësimin e ekonomisë përpara goditjes së tërmetit të Nëntorit të kaluar => Vlerësimi i pergjithshëm: Rritja ekonomike e vitit 2019 u ndikua negativisht nga rënia e prodhimit të energjisë elektrike, situata ekonomike e vendeve kryesore partnere, si dhe pasiguria e krijuar nga kriza politike në vend. E ardhura për frymë në Shqipëri nevojitet të rritet në nivele të konsiderueshme, theksohet në raport, pasi mbetet në një nivel kritik sa 25% e të ardhurave mesatare për frymë të BE-së. Mungesa e infrastrukturës dhe institucionet e dobëta pengojnë përmirësimin e kushteve të jetesës në Shqipëri. Një qeverisje më e mirë mund të ndihmojë në tërheqjen e inestimeve, reduktimin e emigracionit dhe kufizimin e rreziqeve të krizave.

Rekomandimet kryesore:

Deklarata e FMN-së në datë 30 Nëntor 2020në vijim të përfundimit të misionit mbi monitorimin e parë pas asistencës financiare (First Post-Program Monitoring Mission) => Vlerësimi i pergjithshëm: Kapaciteti i Shqipërisë për të ripaguar Fondin është i mjaftueshëm, por me rezerva të konsiderueshme përsa i përket kursit fleksibël të këmbimit si amortizues. Rreziqet janë rritur dukshëm nga pandemia, si nivelet e larta të deficitit fiskal dhe borxhit publik, dobësitë në administrimin e financave publike dhe një nivel relativisht i lartë i huave me probleme (NPL), si dhe niveli i lartë i euroizimit. Pasiguri të konsiderueshme dhe rreziqe të shtuara shoqërojnë procesin e rimëkëmbjes në periudhën 2021-22, prandaj FMN thekson rëndësinë që autoritetet të jenë të gatshme të marrin masa të mëtejshme për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar.

Rekomandimet kryesore:

Nëse do i referohemi dy vlerësimeve të mjëpasnjëshme të FMN-së, borxhi publik pritej të ulej nën nivelin 65% të PBB-së gjatë vitit 2020, por përshkak të dy krizave të njëpasnjëshme, vlerësimet për fundin e vitit 2020 janë që borxhi publik të kapërcejë normën prej 80% te PBB-së. Pra, një rritje prej 15% e borxhit publik ndaj PBB-së pritet që të jetë kosto e dy krizave me të cilat po përballet vendi ynë, ndikuar ky tregues edhe nga tkurrja e konsiderueshme ekonomike prej 7.5% e PBB-së për vitin 2020.

Sic evidentohet edhe në raportin bashkëlidhur deklaratës së FMN, buxheti fillestar i vitit 2020 përfshinte një fond për rindërtimin pas tërmetit prej 1.2 përqind të PBB-së, e cila u rrit në vijim. Qeveria ka bërë tre rishikime të buxhetit gjatë vitit 2020, ku dy të parat janë përqendruar në rritjen e shpenzimeve shëndetësore dhe mbështetjen e bizneseve dhe familjeve të godituar nga kriza pandemike, fonde që në total përbëjnë rreth 1.2% të PBB-së sipas grafikut në vijim. Duke pasur parasysh nivelin e lartë të borxhit publik, FMN vlerëson se paketa e mbështetjes COVID-19 në Shqipëri rezulton të jetë më e ulët se mesatarja e paketave mbështetëse në vendet e tjera të Ballkanit. Ndryshimi i tretë në buxhetin e vitit 2020 u krye për rritjen e fondit të rindërtimit dhe investimeve, i cili raportohet nga Ministria e Financave të jetë në total rreth 31 miliard lekë nga buxheti i vitit 2020 (rreth 2% e PBB-së). Natyrshëm lind pyetja, nëse paketat e mbështetjes së ekonomisë dhe sistemit shëndetësor vlerësohet të jenë në total rreth 3.2% e PBB-së, po diferenca në total prej 15% e PBBsë cfarë përfaqëson përtej rënies ekonomikë të pritshme?

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi fmn ne tirane rekomandimet e fmn-se fmn ne tirane rekomandimet e fmn-se

Sondazh

Poll