Politike

Mësimi online, Kushi: Klasa 1-5 dhe maturat do të vazhdojnë në shkolla

1 Dhjetor 2020, 21:22 Nga DOSJA
Mësimi online, Kushi: Klasa 1-5 dhe maturat do të vazhdojnë

Ajo që na takon ne pas vendimit të MSH për të kombinuar mësimin online me atë në shkolla  është, që ne u  mblodhëm u konsultuam, bëmë një analizë të vendeve të tjera dhe hartuam shtojcën e udhëzuesit. Vendimi i parë që ne morëm ishte që në zbatimin e varianteve të kësaj strategjie të kishte fleksibilitet midis shkollave të ndryshme.  Çdo shkollë merr vendimin në bashkëpunim me zyrën arsimore dhe drejtorinë e kujdesit shëndetësor. Nga 1760 shkolla që kemi në të gjithë territorin, në 1360 shkolla mësimi vazhdon sipas skenarit të parë, në të njëjtën mënyrë siç është tani. Ne kemi vendosur që cikli fillor nga klasa 1-5 dhe maturnatët të vazhdojnë me të njëjtët skenarë. Do të jenë në shkollë. Kemi menduar se këto dy kategori duhet të jenë me prezencë fizike. Nga klasa 6-11 do të kenë mësim të alternuar. Alternativat ishin një javë në shkollë dhe një online, ose brenda javës 2 ditë në shkollë dhe 3 ditë online”, tha ministrja.

vijon…

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll