Politike

Miratohet me 5 vota pro projektvendimi për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor

30 Nëntor 2020, 10:35 Nga DOSJA
Miratohet me 5 vota pro projektvendimi për ngritjen e Zonave të

TIRANË– Komisioni Rregullator në KQZ miratoi sot projektvendimin për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet e datës 25 Prill 2021. Mbledhja nisi në orën 11:00 ku e vetmja pikë e rendit të ditës ishte pikërisht miratimi i këtij projektvendimi.

Mbledhja u zhvillua online dhe me pesë vota pro u shqyrtua dhe u miratua ky projektvendim.

Njoftimi i plotë: Komisioni Rregullator në KQZ, sot në orën 11:00, do të zhvillojë mbledhje me këtë rend dite: Shqyrtimi i projektvendimit:

 Në zbatim të urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020, të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, mbledhja do të zhvillohet online përmes platformës “Zoom” dhe do të transmetohet live në faqen e KQZ-së në rrjetet sociale “Facebook” dhe “YouTube”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike miratohet projektvendimi per ngritjen e zaz-ve miratohet projektvendimi per ngritjen e zaz-ve

Sondazh

Poll