Aktualitet

Zyrtarja më e lartë e Policisë së Kufirit, Enkeleda Toska e përfshirë në trafik arabësh, bëri divorc fiktiv me të shoqin dhe punuan me dy zyra

VIDEO
Teksa ne bënim kërkimet tona dhe merrnim në pyetje denoncuesit arabë, na dalin në dritë edhe emra të tjerë. “Amir, Mustafa, Rami, Samiu”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant.
Featured image of article: Zyrtarja më e lartë e Policisë së Kufirit, Enkeleda Toska e përfshirë në trafik arabësh, bëri divorc fiktiv me të shoqin dhe punuan me dy zyra Enkeleda Toska dhe Sami Hoxha
Përditësuar:

TIRANË– Tani do ndalemi tek pjesa më interesante e këtij investigimi. Kush janë njerëzit në Shqipëri që organizojnë këtë lloj trafiku të paligjshëm dhe si janë të lidhur ata me zyrtarët e lartë shtetëror.

Teksa ne bënim kërkimet tona dhe merrnim në pyetje denoncuesit arabë, na dalin në dritë edhe emra të tjerë. “Amir, Mustafa, Rami, Samiu”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant.

Top Story pyeti se cilët janë njerëzit që bëjnë trafikun dhe hapin kompani fantazmë për arabët në Shqipëri. Mes disa trafikantëve arabë të cilët ne i përmendëm më sipër na rezulton edhe një person me emrin Sami. Ne i kërkuam denoncuesit ta identifikojë përmes fotove në internet. “Ky është Sami? Po ky është Samiu. Po, po, ky është Zoti Sami. Më ka propozuar që të bashkëpunojmë për të sjellë njerëz të tjerë nga Egjipti për ti çuar në Itali, Rumani etj”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga profile në facebook kuptojmë që bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Sami Hoxha. U interesuam më tej dhe na rezultoi që ky person ka lidhje të forta me policinë e kufirit.

Faktikisht gruaja e tij është drejtoreshë në “Drejtorine Raionale te Kufirit dhe Migracionit, Tirane”. Ajo quhet Enkeleda Toska dhe e mban këtë detyrë që nga Shkurti i vitit 2018. Kuptuam që këtu kemi të bëjmë me një rrjet të organizuar mirë dhe me lidhje të forta me strukturat e policisë së shtetit.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment