Sociale

Zyrtarisht në stinën e vjeshtës! Harrojini ditët me diell, ja kur nisin reshjet e shiut

Reshjet e shiut fillimisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, por prej mesditës do të përqendrohen në jug, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e shiut.
Featured image of article: Zyrtarisht në stinën e vjeshtës! Harrojini ditët me diell, ja kur nisin reshjet e shiut Foto ilustruese

TIRANË- Ditët e ngrohta dhe me diell, duket se po u vjen fundi. Duke filluar nga dita e nesërme, reshjet e shiut do të jenë prezente në territorin e vendit tonë, duke sjellë zyrtarisht stinën e vjeshtës, e cila përkon me uljen e temperaturave dhe lagështirës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në vend, ditën e enjte parashikohet që moti të nisë i vranët. Gradualisht prej mesditës, në pjesën më të madhe të vendit do të nisin kthjellimet, përjashtuar jugun.

Reshjet e shiut fillimisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, por prej mesditës do të përqendrohen në jug, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e shiut.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 5ºC deri në 15ºC

zonat e ulëta 8ºC deri në 22ºC

zonat bregdetare 12ºC deri në 21ºC

(a.m/dosja.al)

Shto Koment