
BRITANI E MADHE-Zëvëndës shefi mjekësor Jonathan Van-Tam ka folur për kohën që i do t’i duhet vaksinës antiCovid të mbërrijë në Angli. Sipas BBC, ai ka thënë se vaksina Pfizer për Covid-19, do të mbërrij në ishull brenda disa orëve.
“Ne presim që të marrim vaksinën Pfizer shumë shpejt në Britani dhe dua të them brenda disa orësh, jo ditësh.” deklaroi ai.
Vaksina anti-Covid e Pfizer dhe BioNTech u miratua ditën e djeshme në Angli nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA). Anglia është bërë kështu vendi i parë në botë që ka miratuar një vaksinë anti-Covid për përdorim masiv. Ndërkohë, javës tjetër pritet që të kryhen vaksinimet e para.
(k.a/dosja.al)