Politike

Takimi me zyrtarin e lartë amerikan, Meta nxjerr detaje: Situatë e vështirë politike

Ka përfunduar vizita e zv.ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, me presidentin Meta.
Featured image of article: Takimi me zyrtarin e lartë amerikan, Meta nxjerr detaje: Situatë e vështirë politike Ilir Meta dhe Matthew Palmer

TIRANË- Zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer, ka përfunduar takimin me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Takimi në Presidencë ka zgjatur rreth 1 orë.

Në përfundim të takimit nuk ka pasur një prononcim për mediet as nga zyrtari amerikan e as nga Presidenti Meta. 

Ndërkohë pak pas përfundimit të takimit, presidenti Meta ka bërë një postim në Twitter, ku shkruan se forcimi i demokracisë qëndron në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Takim i hapur&miqësor me Zv/Ndihmës Sek.e Shtetit për EU #MatthewPalmer mbi situatën e vështirë politike në vend & rrugëdaljet për të ecur përpara. Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë & shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve, shkruan Meta në Twitter.

Më herët Palmer takoi edhe liderin e PD-së, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. (Lexo këtu) Ndërsa paraditen e sotme Palmer zhvilloi një takim me një grup gazetarësh në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë, takim që zgjati rreth 60 minuta. Pas takimit, ai tha se qeveria është legjitime dhe ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

 

 

(B.B/ dosja.al)

Shto Koment