Sport

Zyrtari i FSHF-së me koronavirus izolon Federatën, takoi shumë herë edhe Dukën, gazetarët nisin testet

Në ditët e fundit po qarkullon një lajm se një nga zyrtarët e FSHF-së, Florian Riza rezulton të jetë nga personat që ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit.
Featured image of article: Zyrtari i FSHF-së me koronavirus izolon Federatën, takoi shumë herë edhe Dukën, gazetarët nisin testet

TIRANË– Për fat të mirë asnjë futbollist në Shqipëri nuk është prekur nga Covid-19, por nëse kalojmë jashtë fushës së blertë, pikërisht në studiot televizive, rezulton se koronavirusi u ka dhënë një “shkelm” opinionistëve pa e ditur sesa e rrezikshme dhe e dëmshme do të ishte për personat e tjerë. Në ditët e fundit po qarkullon një lajm se një nga zyrtarët e FSHF-së, Florian Riza rezulton të jetë nga personat që ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

Ish-futbollisti ka qënë i përjavshëm edhe në studion e emisionit “Pressing” të Gerti Çarçanit në ABC Neës, me një panel të zgjeruar gazetarësh, ku ekziston frika se edhe paneli mund të jetë mbartës dhe kanë filluar testet. Ndërkohë brenda ambjenteve të FSHF-së është dhënë urdhër që asnjë të mos shfaqet në punë. Mësohet se Florian Riza ka pasur kontakte të vazhdueshme me presidentin e FSHF-së Armand Duka, ndërkohë brenda institucionit mēsohet se,të gjithë janë urdhëruar që të mos dalin në zyrë pasi nuk dihet se sa kohë më parë punonjësi ka qenë i infektuar dhe se duhet të qëndrojnë në karantinë. Personat që kanë punuar në të njëjtën zyrë me personin e infektuar me Covid-19 janë detyruar të izolohen në shtëpi për 14 ditë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(e.c/dosja.al)

Shto Koment