Bota

Zyrtarët irlandezë hedhin poshtë ofertën e Johnsonit për Brexit-in, e quajnë si të papranueshme

Propozimet  e Kryeministrit britanik, përshkruhen si të paqëndrueshme dhe të paligjshme, i cili ndalon çdo infrastrukturë të re në kufirin irlandez që nuk ekzistonte para çështjes së Brexit.
Featured image of article: Zyrtarët irlandezë hedhin poshtë ofertën e Johnsonit për Brexit-in, e quajnë si të papranueshme Foto ilutruese

BRITANI E MADHE- Zyrtarët irlandezë kanë hedhur poshtë ofertën e Boris Johnson për Brexit si “të papranueshme”.

Propozimet  e Kryeministrit britanik, përshkruhen si të paqëndrueshme dhe të paligjshme, i cili ndalon çdo infrastrukturë të re në kufirin irlandez që nuk ekzistonte para çështjes së Brexit.

Oferta e fundit e Boris Johnson “merre ose largohu”, nuk është parë  si e duhura për t’u pranuar nga ana e irlandezëve.

“Nëse kjo është oferta përfundimtare, atëherë nuk ka asnjë marrëveshje për t’u bërë,” tha një zyrtar i BE-së.

Ministrja e punëve evropiane të Irlandës, Helen McEntee, tha që planet nuk do të ishin të pranueshme për Dublinin dhe ngriti dyshime nëse Johnson ishte i sinqertë në dëshirimin e një marrëveshje, apo jo.

Ajo që po flasim përsëri është zgjedhja e disa pjesëve të tregut të vetëm që do të rreshtoheshin në Irlandën Veriore. Po flitet për një afat kohor, i cili përsëri nuk është i pranueshëm ”- u shpreh ajo.

Plani i Johnson për të nënshkruar një marrëveshje Brexit në 10 ditët e ardhshme do t’i dorëzohet Brukselit të mërkurën me një mesazh se BE mund ta “marrë atë ose ta lërë atë” pasi kjo është oferta e tij e fundit.

Propozimi i tij, i cili ka mbështetjen e plotë të partisë Demokratike, është etiketuar si “plani i dy kufijve për katër vjet”.

Nisur nga deklarata e Mbretërisë së Bashkuar se do të largohet nga  BE-në më 31 tetor me një periudhë tranzicioni siç ishte parashikuar fillimisht deri në fund të dhjetorit 2020, por me çështjen delikate të kufirit irlandez nuk është pranuar diçka e tillë.

Pse kufiri irlandez është një pengesë për Brexit?

Dalja e Britanisë nga BE-ja duke marrë me vete Irlandën Veriore, rrezikon shumë për kufurin irlandez, po jo vetëm.

Mënyra e vetme për të shmangur këtë post-Brexit është që rregulloret nga të dy palët të mbeten pak a shumë të njëjta në fushat kryesore, përfshirë ushqimin, mirëqenien e kafshëve, ilaçet dhe sigurinë e produkteve.

Ekzistojnë rreth 72 milionë kalime automjetesh rrugore në vit midis Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës, ku rreth 14% e këtyre vendkalimeve janë dërgesa mallrash, disa prej të cilave mund të kalojnë kufirin disa herë para se të shkojnë në duart e konsumatorit.  Mbështetësit e Brexit thonë se kjo mund të menaxhohet duke bërë kontrolle të mallrave larg kufirit, por kritikët thonë se do të jetë e vështirë për të mbikqyrur  këtë pa ndonjë infrastrukturë të veçantë siç janë sistemet e kamerave të sigurisë.

Kreu i DUP-ut, Arlene Foster, shpreson që BE-ja të marrë  seriozisht ofertën dhe se ajo dëshironte të “përqëndrohej në një marrëveshje”.

Por Lisa Chambers, zëdhënëse e Brexit për Fianna Fáil, i përshkroi planet si “të papranueshme dhe të paarritshme”.

“Mbretëria e Bashkuar po rimerr angazhimet e bëra për qytetarët në ishullin e Irlandës se nuk do të kishte ndonjë kufi të vështirë. Kjo do t’i rikthente vendit tonë vitet e kaluara. Ju do të duhet të pyesni nëse kryeministri Johnson është vërtet serioz në lidhje me marrjen e një marrëveshje apo jo?  Ne duhet të shohim diçka që është e besueshme dhe nëse kjo është ajo që po propozohet, sigurisht që nuk do të jetë e pranueshme jo vetëm për qeverinë irlandeze, por edhe për BE-në në tërësi.”-  deklaroi ajo  të mërkurën.

Burimi:  Theguardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment