Bota

Zyrtarët e shtetit të SHBA-së publikojnë autopsinë e George Floyd: S’vdiq nga sëmundja e zemrës, ishte vrasje

Sipas raportit mjeko-ligjor thuhet se Floyd vuante nga sëmundje të zemrës dhe përdorimi i metamfetaminës mirëpo këto nuk ishin shkak për vdekjen e tij.
Featured image of article: Zyrtarët e shtetit të SHBA-së publikojnë autopsinë e George Floyd: S’vdiq nga sëmundja e zemrës, ishte vrasje George Floyd dhe Derek Chauvin

SHBA- Zyrtarët e shtetit të Minesotës pas një ekzaminimi që i bën George Floyd kanë njoftuar se ai ka humbur jetën si pasojë e një ‘arresti kardiopulmonar’, e cila ka ardhur si komplikacion i shtypjes mbi qafë nga oficeri i policisë. Sipas raportit mjeko-ligjor thuhet se Floyd vuante nga sëmundje të zemrës dhe përdorimi i metamfetaminës mirëpo këto nuk ishin shkak për vdekjen e tij.

Ky raport ka rrëzuar atë të disa orëve më parë ku thuhej se Floyd ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjeve të zemrës. Afrikano-amerikani 46-vjeçar, vdiq javën e kaluar kur ishte në pranga, ndërkohë që oficeri Derek Chauvin, i mbajti gjurin në qafë për disa minuta duke i marrë frymën.

Momenti i vdekjes së tij u filmua nga një kalimtar, ndërsa dhuna e shkaktuar ndaj personit me ngjyrë ngriti Amerikën në këmbë, ku prej një jave ka pasur protesta të dhunshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Protestat vazhduan edhe mbrëmë, të shoqëruara me skena dhune dhe plaçkitjesh. Policia përdori mburojat, shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës ndërsa disa demonstrues ndezën zjarre dhe shkatërruar vitrina dyqanesh.

Burimi: CNN 

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment