Sport

Zyrtare: Valverde zgjeron kontratën me një vit si trajner i Barcelonës

Ernesto Valverde ka arritur të sigurojë edhe një vit si trajner në Camp Nou.
Featured image of article: Zyrtare: Valverde zgjeron kontratën me një vit si trajner i Barcelonës
Përditësuar:

 

 Kontrata e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde, e cila pritej që të përfundonte në fund të këtij sezoni mesa duket ka ndryshuar pasi spanjolli ka siguruar një kontratë të re me blaugranët.

Barcelona ka arritur marrëveshje të re me Valverden, që e mban tani trajnerin deri në fund të sezonit 2019/20 te klubi katalonas.

Një klauzolë është shfrytëzuar nga drejtuesit e klubit të “Blaugranëve” dhe Valverde tani do të jetë në pozitën e trajnerit të Barcelonës për të paktën edhe një sezon tjetër. 

Valverde u emërua trajner i Barcelonës në maj të vitit 2017, mirëpo sipas artikujve të publikuar në mediat spanjolle ai pritej të largohej në fund të këtij sezoni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Barcelona tashmë ka zyrtarizuar zgjerimin e kontratës për trajnerin që ka fituar titullin e La Ligës dhe Kupës së Mbretit në sezonin e tij të parë në këtë klub.

Valverde ka qenë trajner i Barcelonës për plot 96 ndeshje, 65 prej të cilave i ka fituar, 22 i ka barazuar dhe në nëntë ka pësuar disfatë. 43 nga 65 fitoret kanë qenë në kuadër të La Ligës, 11 në Kupën e Mbretit, dhjetë në Ligën e Kampionëve dhe një në Super Kupën e Spanjës.

Që nga ardhja e tij në pozitën e trajnerit, Valverde ka arritur disa shifra spektakolare, të cilët janë arritur vetëm nga pak të tjerë. Në sezonin e tij të parë, ai e fitoi edhe titullin e La Ligës, të Kupës së Mbretit dhe në sezonin 2018/19 e shtoi edhe Super Kupën e Spanjës në këtë listë.

Njoftimi i Barcelonës në Twitter

B.N/dosja.al

Shto Koment