Sport

Zyrtare: Spanja rikthen futbollin, qeveria vendos për datën përfundimtare post-karantinë

Në Spanjë numri i të prekurve dhe viktimave nga COVID-19 ka ardhur në rënie, ndërkohë që edhe masat që pritet të merren do të ndihmojnë për javët në vazhdim
Featured image of article: Zyrtare: Spanja rikthen futbollin, qeveria vendos për datën përfundimtare post-karantinë Foto ilustruese

Pas lajmit për Francën, e cila do nisë sezonin e ri futbollistik më 22 gusht, radhën për një zyrtarizim sot e pati edhe Spanja. Ndryshe nga francezët, atje do të vijohet me pjesën e mbetur të sezonit aktual.

Qeveria spanjolle ka vendosur që La Liga të nisë më 8 qershor dhe, sigurisht, pa tifozë në stadiume. Në Spanjë numri i të prekurve dhe viktimave nga COVID-19 ka ardhur në rënie, ndërkohë që edhe masat që pritet të merren do të ndihmojnë për javët në vazhdim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga 5 ligat e kryesore të kontinentit, e para që nisi ishte Bundesliga, ndërkohë që tani mbetet të mësohet se kur do të luhet Serie dhe Premier League, po aq të rëndësishme, në mos më shumë, për futbolldashësit.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment