KRYESORET
Politike

ZYRTARE/ Rama emëron Endri Fugën në krye të ‘Ministrisë së Propagandës’

27 Janar 2022, 16:23 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Rama emëron Endri Fugën në krye të

TIRANË– Në një urdhër ekzekutiv një ditë pas vendimit të qeverisë për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim, Kryeministri ka firmosur emërimin në krye të saj të Endri Fugës, i cili ka mbajtur rolin e zëdhënësit të tij prej dekadash, që në kohën kur Rama ishte kryetar i bashkisë Tiranë. Emërimi i bërë që më 19 shtator 2021, por u pranua nga kryeministria në përgjigje të një kërkese të BIRN për informim.

“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, z. Endri Fuga, është emëruar me Urdhër të Kryeministrit nr.96, datë 29.9.2021 “Për emërim në detyrë”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Roli i agjencisë do të jetë centralizues për marrëdhëniet me publikun të qeverisë. Në organikën e saj me 61 punonjës do të përfshihen të gjithë zëdhënësit e ministrive dhe të gjitha institucionet e qeverisë qendrore dhe punonjës të zyrës së Marrëdhënie me Publikun në kryeministri. Në VKM për krijimin e saj parashikohet që agjencia do të kontrollojë emërimin dhe shkarkimin nga puna të zëdhënësve të institucioneve qendrore, të cilët deri më sot emëroheshin dhe shkarkoheshin nga ministrat përkatës dhe mbanin zakonisht statusin e këshilltarit. Kjo agjenci do të kontrollojë gjithashtu aktivitetin publik të ministrave, përfshirë konferencat e tyre për shtyp.

“Drejtori i Përgjithshëm, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të shtetit, është zëdhënës i Këshillit të Ministrave,” thuhet në vendim.

Në vijim të vendimeve në mbështetje të krijimit të agjencisë qeveria mori me qira zero të ambjenteve të Pallatit të Kongreseve të paktën 7 zyra dhe një sallë konferencash. Ngritja dhe funksionimi i kësaj agjencie shihet nga shumë aktorë vendorë si një një legalizim i strukturës funksionuese të mëparshme të propagandës së qeverisë. Organizatat ndërkombëtare për lirinë e shprehjes kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë vendim të qeverisë shqiptare dhe i kanë kërkuar Bashkimit Evropian t’i bëjë presion qeverisë kundër krijimit të kësaj agjencie. Në një deklaratë të publikuar në tetor 2021, gjashtë organizata ndërkombëtare e quajnë “shqetësuese” krijimin e agjencisë dhe e shohin atë si një hap drejt përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri.

Organizatat tona ndajnë shqetësimet e shprehura nga kryeredaktorë të ndryshëm, organizata të shoqërisë civile dhe sindikatat e medias në Shqipëri që thonë se krijimi i Agjencisë, në vend që të përmirësojë aksesin e gazetarëve te informacioni publik, mund të bëjë saktësisht të kundërtën,” thuhet në deklaratën e firmosur nga Artikulli 19, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPU), OBC Transeuropa, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Free Press Unlimited.

Edhe Komisioni Europian ngriti shqetësimin e lirisë së medias në progres-raportin e fundit, kur  theksohej se Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara për sa i përket lirisë së shprehjes. Herën e fundit që Shqipëria ka pasur një ministri propagande ka qenë viti 2001, kur një nga qeveritë e drejtuara në atë kohë nga Pandeli Majko, kishte një ministër “për informacionin”. Kjo agjenci do të ketë në strukturën e saj 61 punonjës, por kryeministria nuk i vuri në dispozicion BIRN-it, sipas kërkesës, emrat dhe pozicionet e tyre të punës.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!