
Pas zyrtarizimit të mesfushorit Arthuro te Juventusi (për 72 mln euro), Barcelona tashmë njoftoi edhe blerjen e mesfushorit Miralem Pjanic!
Shkëmbimi më i bujshëm i verës është i kompletuar. Boshnjaku i ka kushtuar 60 mln euro klubit katalanas, ndërkohë që janë parashikuar edhe 5 mln euro të tjera në formë bonusesh.
Barcelona ka befasuar me detajet e kontratës. Pjanic ka firmosur për 4 vite, duke treguar se beson se ai do të jetë në nivelet më të larta për katër sezone dhe jo për tre (bazuar në spekulimet e ditëve të fundit në media).
Klauzola e tij e largimit do të jetë 400 mln euro, sikur të mos ishim duke folur për një lojtar në fundin e karrierës.
M.P. / Dosja.al