Sport

Zyrtare: Pas Euro 2020, UEFA shtyn edhe një kompeticion tjetër

Nuk mund të ndodhte ndryshe në kushte pandemie
Featured image of article: Zyrtare: Pas Euro 2020, UEFA shtyn edhe një kompeticion tjetër Foto ilustruese

Tashmë është zyrtare. Pas Kampionatit Europian të futbollit të meshkujve, UEFA ka shtyrë edhe atë të femrave me një vit (ishte programuar në vitin 2021, do të luhet nga data 6 korrik deri më 31 korrik 2022). Presidenti Aleksander Ceferin dha një deklaratë zyrtare mbi këtë vendim pas mbledhjes së sotme.

“Kur vendosëm të merrnim një vendim urgjent mbi shtyrjen e UEFA Euro 2020, kemi pasur gjithmonë në mendje impaktin mbi UEFA Women’s Euro 2021. Kemi konsideruar të gjitha opsionet, me impenjimin për rritjen e futbollin femëror në linjë të parë të mendimit tonë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai ka shpjeguar se pse zyrtarisht edhe kampionati europian i femrave do të shtyhet me një vit, pra duke e çuar këtë impenjim në korrik të vitit 2022. “Kështu sigurohet që edhe ky turne të ketë fokusin e duhur dhe prozhektorët nga e gjithë bota”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment