Showbiz

Zyrtare, Oriola Marashi shpall fejesën në Kroaci, ja kush është mashkulli që i mori zemrën dhe e detyroi të hiqte dorë nga ëndrra amerikane

Oriola dhe Erosi u lidhën para gjashtë muajsh, ndërkohë që romanca e tyre u zbulua plotësisht gjatë karantinës, kur ata publikonin foto nga e njëjta shtëpi, duke u treguar ndjekësve se izolimin po e kalonin bashkë.
Featured image of article: Zyrtare, Oriola Marashi shpall fejesën në Kroaci, ja kush është mashkulli që i mori zemrën dhe e detyroi të hiqte dorë nga ëndrra amerikane Eros Grezda dhe Oriola Marashi

KROACI– Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti i Kombëtares, Eros Grezda, janë fejuar gjatë një ceremonie private në Zagreb të Kroacisë, ku dhe bashkëjetojnë.

Burime për “Panorama Plus” kanë konfirmuar zyrtarizimin e lidhjes së tyre, fakt i vërtetuar edhe nga vetë modelja me anë të postimeve që ka bërë në “Instagram”. Me tri foto të postuara në “Instagram”, Oriola me stil tregon unazën e fejesës në gisht, që ia ka blerë futbollisti i Kombëtares, Erosi.

“Panorama Plus” shkruante pak javë më parë se çifti ishte gati të shkëmbente unazat dhe se tashmë i kanë njohur familjet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, të njëjtat burime shkruanin se ajo që e mban Oriolën në Kroaci është pikërisht fejesa dhe hapi i madh që tashmë çifti ka hedhur.

Oriola dhe Erosi u lidhën para gjashtë muajsh, ndërkohë që romanca e tyre u zbulua plotësisht gjatë karantinës, kur ata publikonin foto nga e njëjta shtëpi, duke u treguar ndjekësve se izolimin po e kalonin bashkë. Në një intervistë për “Wake up”, Grezda zbuloi se është në një lidhje me Oriola Marashin dhe se është i lumtur.

Por duket se opsioni për famë si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka rënë poshtë modeles, e cila ka studiuar për Kanto në Universitetin e Arteve. Pasi bashkëpunoi me markën e njohur “Guess” si imazh, duket sae ajo e ka lënë mënjanë këtë profesion, pasi ka zgjedhur t’i dedikohet 100 për qind fejesës dhe jetës së re me Erosin në Kroaci. Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo ka studiuar për Soprano dhe për një kohë të gjatë njihej si vajza OTR.

Në një nga intervistat e fundit, Oriola rrëfeu se ka gati një dekadë që merret me muzikë e që u përkushtohet notave që nga Liceu Artistik e deri në Universitetin e Arteve. Muzikën dhe modelingun i ka ushtruar paralelisht që në moshë të vogël e ndërkaq, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyjave, ajo do t’i thoshte “po” muzikës.

Origjina e saj është nga Puka, ndërsa ka pohuar se vjen nga një familje me ekonomi të mirë, ku s’i ka munguar kurrë asgjë, por gjithmonë duke i mësuar asaj dhe motrës, Xhulias, që duhet të punojnë për të fituar ato ç’ka kërkojnë në jetë. Por le të kthehemi te historia e saj me futbollistin e Kombëtares, Eros Grezda, që e bindi të heqë dorë nga ëndrra amerikane dhe e mori me vete në Kroaci.

Burime pranë tyre kanë treguar se ata u bindën se janë për njëri-tjetrin pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar, i cili jeton në Kroaci. E ndërkohë që Oriola e ka konfirmuar lidhjen në mënyra të ndryshme, pak ditë më parë ishte Erosi ai që e pranoi publikisht lidhjen e tyre, pasi mori konfirmimin e prindërve.

Nëpërmjet një interviste në “Wake up”, futbollisti tregoi pa dashur emrin e modeles, duke konfirmuar zërat që po qarkullonin prej kohësh. Ata e kanë kaluar karantinën së bashku dhe Eros ka treguar detaje në lidhje me këtë periudhë izolimi, por që për të mund të konsiderohej një muaj i vërtetë mjalti.

“Si po shkon marrëdhënia me Oriolën?”, e pyeti moderatorja e njohur, Ori Nebijaj.

“E thatë ju emrin e Oriolës, por unë s’e them në asnjë rast. Jam i lidhur dhe jam shumë i lumtur. Po kalojmë karantinën bashkë. Për momentin jemi bashkë dhe po kalojmë shumë mirë”, u shpreh ai shumë spontanisht. Më pas intervista vazhdoi dhe futbollisti u pyet nëse karantina ka shërbyer si test për marrëdhënien e tyre dhe 25-vjeçari e ka pranuar.

“Po, normalisht, ishte një kohë e mirë që ta shohim veten, si ta njohim partnerin”, ka shtuar Eros Grezda. Nuk munguan dhe ngacmimet nëse ka ndodhur që janë grindur me njëri-tjetrin dhe nëse Oriola ia ka nxirë jetën atij me foto gjatë karantinës.

E kam ditur këtë punë. Gjithmonë që jam me të, duhet t’i bëj foto. Normalisht, ne çunat nuk e kemi shumë qejf që të bëjmë foto, por me Oriolën e kam pasur të lehtë sepse ajo del mirë në çdo kënd”, është shprehur Eros, i cili, brenda së njëjtës intervistë ku tha se nuk do ta përmendte emrin e Oriolës, i doli pa dashje emri i saj, duke qenë se gjatë gjithë kohës nuk përmendi emër, por thoshte gjithmonë “e dashura”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër, Oriola ndau në “Instagram” foton e parë me Erosin, të cilit i kishte vendosur një emoji me zemra në fytyrë.

KUSH ËSHTË EROS GREZDA, FUTBOLLISTI I KOMBËTARES QË 25- VJETORI E GJETI ÇIFT ME ORIOLËN

Kujtojmë që Erosi dhe Oriola e kaluan së bashku ndërrimin e viteve dhe ditët e para të Vitit të Ri, festë çift që e pasoi ditëlindja e 25-të e Erosit. Lajmi për një lidhje mes tyre u përhap pasi u bë publike një foto, ku Oriola dhe Eros shiheshin të kapur për dore. Modelja dhe futbollisti ndihen mirë në krahët e njëri-tjetrit dhe po përjetojnë një romancë të bukur, duke qenë se jo vetëm kalojnë bukur bashkë, por edhe i bëjnë surpriza njëri-tjetrit.

Sapo doli lajmi se ata janë në një lidhje, Oriola publikoi edhe dhuratën që kishte marrë nga partneri i saj, një buqetë gjigante me trëndafila në formën e një zemre, duke zbuluar kështu edhe anën romantike të tij. Nuk dihet ku është njohur Oriola me Erosin, por tashmë ata e kanë vendosur zyrtarizimin.

Në lidhje me karrierën sportive, viti që lamë pas nuk nisi aq i mbarë sa i takon shëndetit dhe karrierës për Eros Grezdën, por të paktën i eci në dashuri. Kujtojmë që në janar 2019, Eros Grezda u dëmtua gjatë periudhës përgatitore të ekipit të Glasgow Rangersit në Tenerife të Spanjës. Lojtari lëndoi kyçin e këmbës, që i solli probleme në përshtatje me futbollin skocez, kur u transferua në përfundim të sezonit veror vitin e kaluar nga Osijek.

Lojtari u pa duke ecur me paterica, pamje të siguruara nga e përditshmja britanike “Daily Record”. Kjo u konsiderua një goditje e rëndë jo vetëm për Rangers, por sidomos për Kombëtaren Shqiptare, pasi Grezda është lojtar shumë i vlefshëm për ekipin. Natyrisht që Eros e kaloi këtë situatë, duke hyrë në stinën e verës në superformë.

I lindur më 15 prill 1995 në Gjakovë, ai është 1.80 m i gjatë dhe është futbollist profesionist shqiptar, që luan si mesfushor dhe sulmues për klubin skocez Rangers dhe në ekipin kombëtar shqiptar. Ai lindi në Gjakovë, por u rrit në Prishtinë, si fëmija i tretë i Genc dhe Valbona Grezdës. Karrierën futbollistike e nisi pikërisht me Prishtinën, duke luajtur mes moshës 9 dhe 15 vjeç.

Më pas u zhvendos për një kohë të shkurtër në FK Rabotnicki, ku u ndoq nga GNK Dinamo Zagreb, për të kaluar 1 vit atje, duke luajtur me U-17. Në verën e vitit 2012, Grezda nënshkroi kontratën për klubin austriak Grazer AK. Grezda arriti në Slloveni në verën e vitit 2013, duke nënshkruar për klubin NK Aluminij. Ai pastaj u ngrit në nivel, duke nënshkruar me klubin e PrvaLiga, DNŠ Zavrc në janar 2015, së bashku me Antonio Pavic.

Pas një karriere të spikatur më 31 gusht 2018, klubi skocez Rangers konfirmoi se Grezda kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare. Grezda mori nënshtetësinë shqiptare më 31 janar 2016. Thirrjen e parë nga trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi, e mori për ndeshjet e kualifikimit të Kupës Botërore FIFA 2018 kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës, në tetor 2016. Ai u ftua për ndeshjen e 5-të 2018 të kualifikimit të Kupës së Botës në FIFA kundër Italisë, më 24 mars 2017, dhe ndeshjen miqësore kundër Bosnje-Hercegovinës, më 28 mars 2017.

Grezda bëri debutimin e tij të parë më 24 mars 2017 kundër Italisë, si zëvendësim në minutën e 87-të në vend të Odise Roshit. Sa i përket jetës private, më parë ai është përfolur për një lidhje gjashtëmujore me prezantuesen Nevina Shtylla. Le të presim nëse çifti do të vendosë të shkojë në altar.

Marrë nga:PanoramaPlus

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment